Albspirit

Media/News/Publishing

Ditarët më të famshëm në botë

Ditari nxit gjithmonë kurozitetin e të tjerëve. Vecanërisht nëse ata që i shkruajnë janë njerëz të njohur. Por jo vetëm kaq. Ditarët shpesh u kanë dhënë historianëve një pasqyrë për të kaluarën. Shumë njerëz të njohur kanë dokumentuar ngjarje të kohës nëpërmjet rrëfimeve të jetës së tyre.

 Nder me te famshmit eshte ditari i vajzes se re Ana Frank. Edhe pse Ana ishte 14 vjec kur flloi te shkruante ditarin, ajo pershkruan sesi familja e saj hebreje eshte fshehur per 2 vjet deri ne momentin qe nazistet i gjeten dhe i derguan ne kamp perqendrimi. Me sugjerimin e disa miqve të tij, babai i Anes, i vetmi i mbijetuar nga familja, vendosi ta botoje ditarin. Libri u përkthye dhe u botua në 70 gjuhë të botës frymezoi shume filma, prodhime teatrale dhe nje opera.

Virginia Woolf ishte nje tjeter grua qe ka mbajtur nje nder ditaret me te lexuar dhe komentuar ne bote. Romancieja angleze pasi u martua me shkrimtarin Leonard Woolf  ka dokumentuar cdo dite ndjenjat e saj, sesi merrnin jete personazhet dhe mbi te gjitha per depresionin dhe menyren si ndikoi ai ne jeten e saj.

Nje nder ditaret me te komentuar dhe me te pritur ne te gjithe boten ka qene ai i Merilyn Monroe. Femra qe u kthye ne burim frymezimi per shume edhe ne ditet e sotme jeta e saj ende eshte e rrethuar me mister.

Pas kerkimesh te gjata shkrimtarja Anna Strasberg gjeti nje arkivë sensacionale me dy kuti te aktores me shkrime ditari, letra dhe poema. Publikimi ne librin “Fragmente”, hodhi nje kendveshtrim te ri per jeten e saj duke kënaqur fansat dhe duke i dhënë një përgjigje të gjithë armiqve të saj që kanë replikuar shume histori. Ky ditar ofroi nje pamje me te qarte te brendësisë së mendjes së saj. Merilin filloi t’i shkruante kujtimet e saj rreth vitit 1951 dhe shprehej se ndihej gjithmonë e vetme çfarëdolloj gjëje të ndodhte.

5 vjet pasi cështja mbi vdekjen e Lady Dianës dhe Dodi Fayed u mbyll, dosja u rihap. Informacionet e reja u mbështeten mbi ditarin sekret të Lady Dianës. Diana kishte nje ditar ne te cilin ishin shkruar te dhena per njerez te perfshire ne prodhimin e minave tokesore. Te bazuar ne shkrimet e saj u mbeshtet teza e vrasjes me paramendim. Jeta e saj dhe ky ditar frymezuan edhe filmin ‘Diana’.

Me gjetjen e ditarit sekret të yllit Michael Jackson është zbuluar se dëshira e madhe e tij ishte të shfaqej në ekranin e madh si aktor. Në këtë ditar, i cili u zbulua pas vdekjes së 50 vjeçarit, shkruhej “Nëse nuk përqëndrohem në film, nuk do të ketë pavdekshmëri.”Ai besonte se në rolin e aktorit ai do të fitonte dhe do të shëndrrohej në multi-bilionerin e parë aktor. Gjithashtu ai rrëfente se ishte i varur nga doktori i tij, sepse me pilulat që ai jepte, ylli i pop-it arrinte të flinte.

Ditari i Kurt Cobain pohon gjera qe jo te gjithe do t’i pranonin. Ne moshen 23 vjecare ai pranonte problemet e tij ne marredhenie me femrat dhe ka rrefyer se ka qene viktime e bullizmit ne shkollen fillore. Kjo lidhej edhe me fobine qe ai kishte per te prekur trupin e tij.

Nje nder ditaret qe nuk duhet te ishte lexuar ndonjehere me siguri eshte ai i Britney Spears. Aty ka pershkruar ditet e saj me te erreta. Ajo shkruante se degjonte zera dhe mendonte se ne floket e saj i kishin instaluar nje element elektronik.  Kengetarja e njohur ka shkruar se zgjidhja qe gjeti per “ta hequr qafe” ishte te qethte koken e saj. Thuhet se ne ditar Britney ka kercenuar se do te vrase femijet e saj.

Eshte e rendesishme qe ditari te mos bjere  ne doren e gabuar. Ndoshta jo te gjithe jane te ndergjegjshem sesa i rendesishme eshte ditari. Person publik, i njohur ose jo ditari juaj mund te ofroje nje pasqyre per jeten shume vite me pas.

Please follow and like us: