Inva Mula: Një shfaqje që do mbetet gjatë në kujtesën e publikut
Frymëzuar nga një shfaqje që do mbetet gjatë në kujtesën e publikut për finesën, origjinalitetin, mesazhin e përçuar kjo falë punës së gjithë trupës që treguan unitet dhe përkushtim!
Mirënjohje Gëzim Myshketës për një krijimtari që del nga shabllonet e një vepre të stërnjohur për të na befasur me detajet që bëjnë një vepër NDRYSHE si dhe vetë portreti i Nënës që krijon dhe urën e një gjetje unike ku shkrin kryeveprën botërore me vulën e teatrit shqiptar!
Mirënjohje dy artistëve që mishëruan petkun e rëndë të personazhit Carmensita!
Vikena Kamenica dhe Ivana Hoxha, të cilat me personalitete të ndryshme i japin personazhit jo vetëm mesazhin e lirisë së veprës, por guximin për të shpalosur secila pjesë nga shpirti dhe vokali i tyre!