Albspirit

Media/News/Publishing

Mbi 70% e grekëve nuk pranojnë emrin e Maqedonisë

 

Vetëm 22,5 për qind e grekëve pranojnë emër të përbërë, ndërsa shtatë prej dhjetë, gjegjësisht 71,5 për qind duan zgjidhje pa termin Maqedoni, tregon hulumtimi i mendimit publik i zbatuar nga Universiteti i Selanikut Maqedonia dhe Fondacioni për politikë të jashtme ELIAMEP, të cilin sot e publikon gazeta greke “Kathimerini”. Në vitin 2016, njofton korrespondentit të MIA-s nga Athina, në pyetjen e njëjtë, në suaza të hulumtimit të njëjtë, përqindja e atyre që nuk e pranojnë termin Maqedoni ishte 57 për qind, ndërsa për emër të përbërë ishin 38 për qind e të anketuarve.

“Në krahasim me të kaluarën e afërt kur çështja nuk ishte pjesë e agjendës politike, shohim rritje të rëndësishme ‘pakompromisit’. Duket se kur çështja paraqitet në mënyrë intensive në dialogun publik, mendimi publik fiton një pozitë jofleksibile”, shkruan profesori i Universitetit, Nikos Marantzidis dhe drejtori i sektorit për hulumtime Jorgos Siakas në analizën e tyre të rezultateve në edicionin e së dielës të Kathimerinit.

Për 65 për qind të grekëve, çështja e emrit është e rëndësishme, ndërsa megjithatë në lidhje me atë nga cili drejtim lëvizin aktivitetet dhe qëndrimet e politikanëve në çështjen e emrit, shumica e të anketuarve edhe për Tsiprasin edhe për Mitsotakisin edhe për Kotzijasin thonë se janë në drejtimin e gabuar. Kryeministri grek është me një nuancë pak më të mirë se lideri i opozitës.

Më konkretisht,sipas rezultateve të publikuara sot në “Katimerini”, ndërsa të cilat i transmeton MIA: -56 për qind e grekëve besojnë se aktivitetet e kryeministrit grek Alexis Tsipras janë në drejtim të gabuar dhe 26,5 për qind në drejtimin e duhur. Për kreun e opozitës Demokracia e Re Kiriakos Mitsotakis, 54 për qind e të anketuarve kanë thënë se qëndrimet e tij janë në drejtim të gabuar, 21,5 përqind në drejtimin e duhur.

Për aktivitete e Ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, 47 për qind kanë thënë se janë në drejtim të gabuar, 26 për qind në drejtimin e duhur. Për ministrin e Mbrojtjes Panos Kammenos, 51 për qind e të anketuarve kanë thënë se qëndrimet e tij janë gabim dhe 26,5 për qind në drejtimin e duhur (përqindje të njëjtën si për Tsiprasin). Përqindje më të madhe në aspektin asaj nëse aktivitetet janë në drejtimin pozitiv, ka Kryepeshkopi grek Jeronimos 34,5 për qind, ndërsa më të vogël lidhur me atë se nëse janë në drejtim të gabuar 41 për qind./Almakos

Please follow and like us: