Albspirit

Media/News/Publishing

Oerd BYLYKBASHI: Rrëmuja e Reformës në Drejtësi, një analogji në 6 hapa

1- Dekadenca dhe korrupsioni

Dikur ishte Perandoria Romake, e madhe, e pushtetshme, por e korruptuar dhe ne dekadence.

Dikur ishte Sistemi i yne i Drejtesise, nje perandori e fuqishme sipas modelit kontinental europian, por e korruptuar dhe ne dekadence. Ama, ishhte sistem standard europian qe kishte nevoje per permiresim dhe pastrim te thelle nga korrupsioni.

2- Shkaterrimi dhe rrenimi

Me pas erdhe Barbaret qe nuk kishin idene e shtetit dhe me etje per pushtet, e pushtuan Perandorine ‎Romake, e shkaterruan ne themel, rrenuan institucionet e saj. Me mendjen e tyre po ribenin Boten.

Me pas erdhe Rilindasit, me etje per pushtet, rrenuan cdo institucion te Sistemit te Drejtesise ‎dhe kolapsuan kete te fundit. Gjykata Kushtetuese e bllokuar, Gjykata e Larte po ashtu, KLD ne grahmat e fundit, gjykatat dhe prokurorite nen terror nuk mbyllin ceshtjet dhe vendosin sic kekon qeveria. Me mendjen e tyre Rilindasit po benin reforme.

3- Shperberja dhe fragmentimi

Perandoria Romake u fragmentua ne dhjetera mbreteri, principata e konte, ku cdo lord barbar vriste ke t’i dilte perpara qe te merrte pushtet. Aty filloi Mesjeta, periudha me e erret e njerezimit.

Sistemi i Drejtesise u fragmentua ne nje dyzine institucionesh qe as profesionistet nuk ua mbajne mend emrat: KLGJ, KLP, GjK, GjL, ILD, KED, PP, PPP, SPAK, SPAK i perkohshem, BKH, KPK, KA, KP. Aty filloi mesjeta e Drejtesise ku askush nuk di c’behet, c’ben tjetri, ku te kerkoje te drejtat, a do t’i marre te drejtat, kur do t’i marre ato…

4- Spastrimi i te dobteve

‎Mesjeta solli murtajen qe “qeroi” 1/3 e popullsise se ishperandorise. Me te dobetit vdiqen, por jo me te keqinjte. Me pas erdhi Inkuizicioni qe spastroi ata qe nuk perputheshin me doktrinen.

Reforma solli Vettingun, qe pritet te qeroje shume gjyqtare e prokurore qe te korruptuar sic jane, nuk kane lidhjet e duhura me pushtetin dhe ata qe nuk jane ne perputhje me doktrinen e Kryeministrit. Por te korruptuarit ustallare do t’i gjejne fijet me pushtetin dhe do te shpetojne pa u prekur nga vetingu. Te tjere, ndoshta jo me pak te korruptuar, do te futen nga rradhet e avokatise dhe shoqerise civile‎.

5- Imponimi dhe nenshtrimi

Mbreti i fuqishem absolut iu imponua principatave me te vogla qe nuk ruajten dot pavaresine.

Kryeministri absolut do t’i vere nen hyqem institucionet e zvogeluara, te fragmentuara e me pak pushtet e personalitet te sistemit te “ri” te drejtesise. Pavaresia e institucioneve te drejtesise po zhduket. Prova per kete eshte Prokurorja e Pergjithshme e Perkohshme, Gjykata Kushtetuese kokeulur, gjykatat qe vendosin ne favor te qeverise qe te mos cenohet buxheti pavaresisht padrejtesive, etj.

6- Reformimi

Koha solli nevojen per ta zhbere fragmentimin feudal. Revolucionet borgjeze e fshine mesjeten. Kushtetutat sollen konceptin enshtetit te se drejtes.

Sot eshte rremuje, rrumpalle e kaos total. Koncepti i shtetit te se drejtes eshte zevendesuar me shtetin qe nuk bazohet ne kushtetute por ne memo e memorandume bashkepunimi. Koha do te sjelle nevojen per konsolidimin e sistemit dhe zhberjen e fragmentimit te sistemit te drejtesise dhe forcimin e pavaresise se saj. Nje reforme kushtetuese e vertete do sillte drejtesi efikase, te shpejte, profesionale dhe te pakorruptuar. Sot, kjo rremuje ne drejtesi e quajtur reforme, as qe e siguron kete. Shqiptaret dhe te drejtat e tyre sot jane ne udhekryq. Ajo lloj drejtesie qe duan shqiptaret nuk ka ndodhur ende…

Please follow and like us: