Albspirit

Media/News/Publishing

Presidenti grek: Po deshët Europën, mbyllni gojën

Presidenti grek Pavlopulos ka shfrytëzuar një vizitë tek forcat e armatosura greke në Larisa, për të sulmuar Shqipërinë dhe çeshtjen çame

“Është e pakonceptueshme që udhëheqja e Shqipërisë të ngrejë çështje çame. Përveç faktit se kjo çështje nuk ekziston, është më mirë që Shqipëria të mos kujtojë se çfarë do të thotë historia e të ashtuquajturave çamë gjatë periudhës së mizorive naziste në Greqi, nëse dëshiron të ketë ndonjë perspektivë evropiane. Më vjen keq që jam i drejtëpërdrejtë, por në ditë të tilla si kujtimi i holokaustit ata guxojnë të flasin për camë. Më mirë të mos kujtojmë historinë e atyre që u shfaqën si çamë në hapësirën greke. Respekti për historinë është baza ndërkombëtare për miqësinë dhe fqinjësinë e mirë”, tha Pavlopulos.

Please follow and like us: