Emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit. Ja kush është
Duket se është gjetur edhe drejtori i ri i Policisë së Shtetit. Burime mediatike bëjnë të ditur se është emëruar Ardi Veliu.
Veliu ishte emri më i sponsorizuar nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Ky i fundit ka bërë edhe propozimin në tryezën e Edi Ramës, i cili e ka firmosur. Veliu zëvendëson në këtë post, Haki Çakon e shkarkuar pak javë më parë.
Ardi Veliu deri më tani ka mbajtur detyrën e drejtorit të Policisë së Tiranës. Në një konkurs të bërë pak ditë më parë për zëvendësuesit e Çakos, Veliu doli i pari në listë.
Please follow and like us: