Albspirit

Media/News/Publishing

Erdogan i ftuar në Vatikan, masa të rrepta sigurie, blindohet Roma

Presidenti turk Erdogan nga sot do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Vatikan si i ftuar i liderit shpirtëror i Katolikëve, Papa Françesku. Gjatë takimit të Erdoanit me Papën do të shqyrtohen marrëdhëniet Turqi-Vatikan, zhvillimet në lidhje me Jerusalemin, problemet rajonale, tragjedia humanitare në Siri, lufta kundër terrorit si dhe lufta kundër ksenofobibisë dhe islamofobisë.

Pas vizitës në Vatikan, Erdoan do të takohet në një drek pune në Romë me Presidentin e Italisë, Sergio Mattarella dhe në vijim do të presë Kryeministrin italian Paolo Gentiloni.

Në agjendën e takimeve në Itali do të jetë edhe shqyrtimi i bashkëpunimit dypalësh në politikë, ekonomi dhe industrinë e mbrojtjes si dhe do të shkëmbehen mendime në lidhje me zhvillimet e fundit në Siri, Irak, Libi dhe Jerusalem.

Në takim do të shkëmbehen mendime edhe për bashkëpunimin në luftën kundër terrorit dhe emigracionit të çrregullt, marrëdhëniet Turqi-BE si dhe do të shkëmbehen mendime për çështjet që zënë vend në agjendën e përbashkët të Turqisë dhe Italisë.

Gjatë vizitës në Romë parashikohet që Erdoan të presë edhe udhëheqësit e firmave më prestigjioze në Itali.

Nderkohë për këtë vizitë kryeqyteti Italian Romë është blinduar nga masa të rrepta sigurie. 3500 agjentë policie do të patrullojnë Romën për të garantuar sigurinë makismale dhe për të evituar cdo manifestim publik i parashikuar nga lëvizja “rrjeti Kurdistan” i cili ka paralajmëruar një protestë në thirrjen “ErdoganNotWelcome”.

Kjo është vizita e parë pas 59 vitesh që një President turk zhvillon në Vatikan.

Në një intervistë të dhënë sot për mediat italiane, Recep Tayyo Erdogan konfirmon se njohja që Trump i ka bërë Jeruzalemit si kryeqyteti i Izraelit do të jetë tema qëndore e bisedës së tij me Papa Franceskun.

Gjatë qëndrimit 24 orësh në Romë Erdogan do të zhvilloj takime zyrtare me presidentin italian Sergio Mattarela e me kryeministrin italian Paolo Gentiloni.

“Italia është partneri ynë strategjik, shkruan në një notë zyrtare, selia e Presidentit turk në Ankara, me të cilën kemi marrëdhënie të shkëlqyera. Italia është një nga parnterët tanë kryesor ekonomik e për këtë qëllim Presidenti Erdogan do të takohet në Romë dhe me përfaqësuesit e shoqërive më të madhe sipërmarrëse italiane”.

Ndërkohë në të gjithë Romën, nën drejtimin e prefektit  Guirdo Romano është përcaktuar  një “green zone” me masa të rrepta sigurie ku është akvizuar Policia shkencore, shërbimet e inteligjencës  e sistemet e video mbkqyrjes për të vezhguar gjithë territorin ku do të lëviz ekipi që shoqëron Presidentin turk duke mos lejuar asnjë manifestim publik.

Please follow and like us: