Albspirit

Media/News/Publishing

Ismet Mehmeti: THELBI I MARREVESHJES ME GREQINE DHE ZHURMA MEDIATIKE… 

-A mund te quhet vërtet shansi i vetëm i Ramës Marrëveshja me Greqinë?-
Prej disa ditësh te gjitha mediat shqiptare janë përfshirë ne një debat te ndezur qe i referohet te ashtuquajturës Marrëveshja me Greqinë, ne takimin e dy Ministrave te Jashtëm, te vendeve respektivë, Bushati-Kotzias..
Ç ‘doli nga ky takim?
Është e vërtetë se qe nga fillimi i shekullit te kaluar, kur Shqipëria doli nga sundimi 500 vjeçar, otoman dhe ndërtoi shtetin e pare shqiptar, marrëdhëniet me shtetin fqinje, nuk kane qene te mira. Ato kane qene vazhdimisht te tensionuara, kane kaluar përmes debatesh, provokimesh, incidentesh, bile edhe me raste sporadike ndërhyrjesh me arme, nga grupe ekstremiste greke, duke krijuar terror ne popullsinë civile dhe duke e larguar një marrëveshje definitive midis dy vendeve ,kur, për hir te se vërtetës, duhet thënë se shumica e te dy popujve tanë duan te jetojnë ne një fqinjësi te mire.. Por klasa politike(e dyanshme) nuk ka qene e afte te krijoje jo vetëm një marrëveshje te plote, mbi akte ligjore, por as edhe një klime te qete politike, duke kryer, madje, edhe veprime qe e kane acaruar situatën dhe kane prishur qetësinë..
Pa dashur ti kthehem historisë, por duhet te pranojmë se qe nga Konferenca e Ambasadoreve, ne vitin 1913 e deri ne atë akt grotesk, qe njihet si Ligji i Luftës, i tetorit 1940 e qe pasoi me gjyqin famëkeq te Janinës me 1945, pala greke asnjëherë nuk ka qene e sinqerte për te vendosur marrëdhënie te shëndetshme me fqinjin e saj veriperëndimor, përkundrazi, duke shfrytëzuar here paaftësinë dhe pavendosmërinë e klasës politike shqiptare, here kontradiktat brenda saj apo duke lobuar dhe shfrytëzuar konjukturat ndërkombëtare, ajo ka lënë qëllimisht te pakopsitura siç duhet çështjet e nxehta me Shqipërinë. Pse? Para se ti përgjigjemi kësaj pyetje, lë te kthehemi tek paketa e bisedimeve e dy ministrave te jashtëm, nga aq pak informacion sa mundem te marrim nga pergjigjet çalamane te Ministrit tone te Jashtëm Bushati neper studiot televizive dhe veçanërisht nga referimet e Ministrit te Jashtëm Kotzias, ne tv grek dhe qe u pasqyrua gjerësisht ne mediat shqiptare.
Çfarë përmbante paketa e bisedimeve:
1. Ndarja e detit, duke u shtrire 12 milje ne territoret respektivë, sipas konventave ndërkombëtare, për te cilën behet e gjithë zhurma mediatike.
2. Ligji i Luftës (qe është kthyer si loja kungulleshkës, here ekziston dhe here nuk ekziston).
3. Varrezat e ushtareve greke, te vrare ne Luftën italo-greke te 1940-es, si një e drejte humanitare.
4. Respektimi të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri, sepse minoritetin e shtetasve greke, me kombësi shqiptare, (d.m.th. çamët ortodoksë), qeveria greke nuk e njeh, sepse i konsideron ata greke, duke iu referuar besimit të tyre ortodoks, në kundërshtim me Kartën e të Drejtave të Njeriut.
5. Njohjen e kontributeve të shtetasve shqiptare që punojnë në Greqi.. etj. Problemi çam, për palën greke, nuk ekziston, kurse Ministri jone i Jashtëm, për këtë çështje, kyçi gojën (kjo u kuptua qartë ne përgjigjet qe ai iu dha gazetareve, kur e pyeten për këtë fakt.
Ajo që të ngre qimet e kokës përpjetë dhe që u be shkaku i këtij shkrimi, është fakti se e gjithë zhurma mediatike u përqendrua në ato kater,pese pikat e para të paketës së bisedimeve(mund të këtë edhe të tjera pika në atë paketë, por kaq është informacioni ynë), apo qëllimisht u devijua nga moderatorët, kur dihet qartë se:
1.Ndarja e detit, apo zgjerimi me 12 milje, nuk përbën thelbin e “problemit” Shqipëri-Greqi sepse ajo zgjidhet në bazë të konventave ndërkombëtare dhe nga ekspertet përkatës, pasi të dy vendet janë anëtarë të NATOS.
2. Ligji i Luftës, siç e thashë më lart,(herë është në fuqi, herë s’është, sipas rastit) është kthyer tanimë në një balade qesharake, por që fsheh në vetvete një qëllim djallëzor, të cilin do ta them më poshtë.
3.Respektimi i të drejtave të minoriteti grek në Shqipëri është një Përrallë nga e kaluara(i kërkoj falje Çajupit që i huazova titullin e komedisë së tij të famshme) të cilën ne shqiptarët e kemi mësuar përmendësh, sepse e kemi dëgjuar me dhjetëra herë nga çdo nëpunës grek, i çfarëdo niveli, gjatë vizitave të tyre në Shqipëri për faktin e thjeshtë se minoritarët greke, (të cilët tani kanë mbetur vetëm një grusht për shkak të emigrimit), janë qytetarë të respektuar në vendin tonë dhe gëzojnë të gjitha të drejtat si të gjithë shtetasit shqiptarë.
4..Varrezat e ushtarëve të vrarë në Luftën italo-greke, nuk duhen parë si një problem midis dy vendeve sepse ajo është një e drejtë humanitare, e vendosur nga vendet aleate, në fundin e Luftës së Dytë Botërore. Megjithëse edhe këtu duhet bërë kujdes se kur flitet për një, dy, katër apo gjashtë varreza, “çështja” ka brenda pak spec, pasi dihet se dinakëria greke është aq e hollë, sa që të përdorë edhe te vdekurit, si Kalë Troje, në një të nesërme të turbullt.
5. Njohja e kontributeve, të shtetasve shqiptare që punojnë në Greqi? Po pse çfarë ka këtu për të qene një pikë e paketës së bisedimeve dypalëshe? Njohja e kontributeve është një e drejte ligjore për të gjithë emigrantet, ku s’ka pse të bëjë përjashtim Greqia.
Për të gjitha këto pika po bëhet një lufte e madhe mediatike, u jepet një kohe e madhe diskutimesh, ftohen nëpër studio “specialistë” apo “njohës të mirë” të problemeve në fjalë, apo të marrëdhënieve Shqipëri-Greqi,etj. Është për të qeshur dhe për të qarë.. Pse e them këtë? Sepse PROBLEMI I
VETEM SHQIPERI-GREQI ESHTE PROBLEMI CAM. Pikë. Në qoftë se në tavolinën e bisedimeve nuk shtrohet dhe nuk zgjidhet ky problem dy vendet do të vazhdojnë të zvarriten ne këtë konflikt historik me situata përherë e më të tensionuara dhe paqja nuk do të vendoset kurrë. Prandaj përdoret Ligji i Luftës, si një mburoje, për të mos zgjidhur këtë problem, që, sa herë pala shqiptare të ngrejë “problemin çam” pala greke të përgjigjet; “Çamët janë dënuar në gjyqin e Janinës si kolaboracionistë” dhe të përmendin Ligjin e Luftës, shfuqizimi i të cilit u njeh çamëve të drejtën e pronës, të rikthimit në trojet e veta, etj, Po pse a thua se Rama nuk e di këtë fakt? E di shumë mire, por ka një arsye të fortë të bëjë Zhvejkun, sepse nqs në qershor, siç flitet, do të hapen negociatat me BE (nqs vërtet do të hapen dhe të gjithë e urojmë këtë) Rama e di mirë se pa përkrahjen e Greqisë atij i mbyllin dyert dhe, për rrjedhojë, humbet bastin, pra karrigen e kryeministrit..
Po a mund ta humbasë bastin Rama? Në pamjen e parë duket se jo, sepse ai s’ka opozitë, ka përballë dy dordolecë, dy personazhe humoristike që i ngjajnë Lolit dhe Colit dhe një pengesë “të vogël” (siç e mendon ai), PDIUnë e Sh. Idrizit, duke harruar se në një situatë të tillë kjo parti ka më shumë se kurrë aleatë, sepse problemi çam është çështje kombëtare.
Por, ka edhe një faktor tjetër, që e bën Ramën ta humbasë bastin; EMIGRANTET. Ata nuk i kontrollon dot Rama, sepse ata i kanë të gjitha mundësitë, i kanë të gjitha mjetet dhe e njohin mirë rrugën për ta rrëzuar nga ai kalë që i ka hipur dhe po tallet me shqiptaret. Sepse emigrantet janë shqiptare dhe shtetas të BE, prandaj janë më të besueshëm dhe më të fortë. Dhe emigrantët, së shpejti, do të paraqesin strategjinë e tyre dhe do ta zbresin Ramen nga ai kale, te cilit i ka hipur se prapthi.

Please follow and like us: