Albspirit

Media/News/Publishing

“Kamarja e Turpit” e Kadaresë nominohet për Çmimin e Letërsisë nga BERZH

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare dhe vepra e tij “Kamarja e Turpit” është përzgjedhur si një ndër gjashtë autorët më të mirë në garë për Çmimin e Letërsisë.

Çmimi do të jepet nga Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim dhe në short-listën prej 6 shkrimtarësh, Kadare garon krahas autorëve të tjerë të njohur, si shkrimtari Orhan Pamuk.

Ceremonia e ndarjes se çmimit do të mbahet më 10 prill, ndërsa kjo është hera e parë që BERZH shpall për herë të parë nominimet për çmimet në letërsi.

Çmimi do të shoqërohet edhe me vlerën e 20.000 eurove.

Vepra “Kamarja e Turpit” është shkruar rreth 40 vite më parë në gjuhën shqipe, si një parodi mbi diktaturën komuniste dhe është përkthyer vitin e kaluar edhe në gjuhën angleze.

Please follow and like us: