Kërcënimi i presidentit grek/ Braho: Kërko ndjesë, Çamëria është aty e do të jetë sa bota të ekzistojë!
Pas deklaratave të presidentit grek, Prokopis Pavlopoulos, ku deklaroi se Shqipëria nuk duhet të përmendi më Çështjen Çame, një reagim është përcjellë nga Kryetarja e Forumit të gruas të PDIU, Vjollca Braho.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ajo e cilëson si të turpshme qëndrimin e presidentit grek, duke përdorur gjuhën e dhunës dhe kërcënimit.
Braho vijon analizën e saj, duke vënë theksin tek deklarata e presidentit, e dëshmuar se një pjesë e fqinjëve tanë nuk dëshiron ta lexojë të vërtetën historike, e aq më pak ta korrigjojë atë.
Duke përçuar mesazhin se ne jemi krenarë për origjinën tonë, për të shkuarën tonë, historia kërkon që ne të flasim me zë të lartë dhe se Prokopis Pavlopoulos të na kërkojë ndjesë, sepse Çamëria është aty dhe do të vazhdojë të jetë, deri sa bota të ekzistojë.