Albspirit

Media/News/Publishing

Ligji që grabiti pronat e shqiptarëve në Greqi, pasuri që sot vlejnë miliarda dollarë

ShtoJCA 1.

Ligjet për përvetësuan pasuritë.

1.Ligjet e luftës 2636 dhe 2637/1940.

Për herë të parë botohet në shqip, ligji i Luftës.

Ligji që ABC po ju afron për vëmendjen tuaj është ligji i famshëm i Luftës, që Greqia i shpall Shqipërisë dhe italisë në dhjetor 1940. Është folur shumë për këtë ligj në Shqipëri, ndërsa nuk njihej apo nuk ishte bërë mjaftueshëm public për të gjithë në mënyrë që të krijohej një ide e plotë e synimeve dhe efekteve të këtij ligji dhe më specifikisht në të ashtuquajturën cështje të pronave të shqiptarëve në Greqi, pa dallim,çamë apo të tjerë. Në fakt sic mund të shikohet, camët bëhen subject të këtij ligji, menjëherë pas marrjes së shtetësisë shqiptare në vitin 1953. Sigurisht ka patur dhe një ligj me të cilin Shqipëria i shpallte luftë Greqisë, por për këdo që njeh pak të drejtën ndërkombëtare është e qartë se Shqipëria nuk kishte subjektivitet ndërkombëtar atje. Për më shumë që Konferenca e paqes së Parisit e zgjidhi këtë problem dhe përcaktoi se nga ana e kujt është Shqipëria.

Çfarë mund të shikohet në këtë ligj? Një lloj hollësie e përshkrimit të atyre sendeve, pronave, pasurive që do të ishin subjekt i këtij ligji, dhe vështirësia e rimarrjes së tyre me komisione shtetërore që do të duhet të mblidheshin për seicilën pronë me praninë e Ministrave të disa dikastereve, një mundësi e paimagjinueshme për tu realizuar. Në fakt ky ligj është dhe për pronat apo pasuritë italiane, që sipas traktatit të paqes së Parisit në 1946 u sekuestruan përfundimisht dhe kaluan në dorë të palës greke si pjesë e dëmshpërblimeve që italianët si vend sulmues duhet t’ja paguanin Greqisë. 

Dhe në fund, ky ligj është nëna e disa ligjeve të tjera që janë marrë me pronat e shqiptarëve, që prej vitit 1940. Janë disa, ashtu si dhe disa vendime gjykatash, më i fundit, i vitit 2006.Ligj që bllokon miliarda dollarë. Sipas vlerësimeve shqiptare në fund të luftës, vlera e pasurive shqiptare në Greqi kapte 360 milionë dollarë. Sot ato vlejnë disa herë apo dhjetra herë më shumë. ABC do të vazhdojë të botojë dhe ligje të tjera, pjesë e kuadrit bllokues të pronave të shqiptarëve..

Por ajo që është interesante, është se ligj për mënyrën sesi duheshin trajtuar pronat e shqiptarëve ka patur dhe më parë: më i fundit para se të shpallej ligji i luftës daton në vitin 1939. Një ligj më i hapur, më respektues për pronat e tyre, që në fakt nxjerr në dritë një element tjetër: grekët i respektonin shqiptarët dhe shtetin e tyre më shumë atëherë.

GAZETA QEVERITARE E MBRETËRISË SË GREQISË

Athinë, më 10 nëntor 1940                   Pjesa e Parë          Numër botimit 379

 

                                                  Përmbajtja

Ligje detyruese

Rreth akteve ligjore të armiqve dhe sekuestrimit të pasurive armike. Rreth ndryshimeve dhe plotësimeve të dispozitave të Organizimit Sigurues të Rreziqeve të Luftës dhe Ligjeve Detyruese.

                                                        Dekrete

Rreth përcaktimit të shteteve armike sipas kuptimit të ligjit detyrues nr. 1636/1940 të Italisë dhe Shqipërisë dhe zbatimit në lidhje me këto shtete të dispozitave të këtyre ligjeve.

LIGJE DETYRUESE

RAPORT MOTIVUES

Rreth planit të Ligjit Detyrues”rreth akteve ligjore të armiqve dhe sekuestrimit të pasurive armike”.

Drejtuar Lartmadhërisë së tij, Mbretit

Lartmadhëri

Rëndësi që kanë të gjitha burimet ekonomike të shtetasve të palëve ndërluftuese, gjatë zhvillimit të luftës bashkëkohore, u duk nga lufta e fundit botërore, ku të gjitha shtetet ndërluftuese dekretuan ligje me të cilat bëhet  e pamundur shfrytëzimi i burimeve të shtetasve të armikut, të prejardhura nga pasuri që ndodhen në territorin kombëtar dhe ndalohet çdo lloj akti juridik në favor të shteteve armike ose të shtetasve të tyre Kjo masë u mor edhe gjatë Luftës së tanishme, pavarësisht nga shtet që morën pjesë në të. Me paraqitjen e këtij plani për Ligjin Detyrues, dekretohet një gjë e tillë edhe për ne. Dispozita e planit në një pjesë të madhe janë përsëritje e Ligjit 1073 të vitit 1917, por të plotësuara me rrjedhimet që kanë ardhur si rezultat i zbatimit të këtij ligji, me qëllim që të përjashtohet çdo veprimtari ekonomike direkte ose indirekte e shtetasve armike në shtetin tonë gjatë kohës së luftës. Gjatë hartimit të këtij plani u morën gjithashtu parasysh edhe ligjet që miratuan palët e tjera ndërluftuese. Dispozitat e Ligjit bëhen dispozita definitive dhe çdonjëra prej tyre vihet në zbatim me dekretet Mbretëror të botuara mbi bazën e propozimit të Kryetarit të Qeverisë dhe të Ministrit të Financave. Plani i paraqitur synon në realizimin  e qëllimeve të lartpërmendura, prandaj lutemi të keni mirësinë që ai të gëzojë miratimin tuaj.

                                                                                Athinë, më 08 nëntor, 1940

                                                          Shtetas të devotshëm të Lartmadhërisë Suaj

                                              

                                                  Ministrat

I Drejtësisë                                                                 I Financave

Ajis Tabakopullos                                                    Andhr. Apostolidhis

                            Ligji i Forcës nr. 2636. 1940

“Rreth akteve ligjore të armiqve dhe sekuestrimit të pasurisë armike”

                                               Jeorjios B’

                                         Mbret i Grekëve

Mbi bazën e propozimit të Këshillit tonë të Ministrave, vendosëm dhe urdhërojmë:                       

Kapitulli A’

Neni 1

Armiq.

1. Armiq sipas kuptimit të këtij neni konsiderohen”

a.Shtet, kryetarët e këtyre shteteve dhe personat juridike të juridiksionit shtetëror të tyre, të cilat përcaktohen secili në veçanti si armik nëpërmjet Dekreteve Mbretërore ët botuara me propozim të kryetarit të qeverisë, të Ministrit të Punëve të Jashtme. Ministrit të Financave, sipas kuptimit të këtij Ligji. 

b. Persona fizikë, të cilat kanë shtetësinë e shteteve armike, sipas rastit a, ose ata që kanë banesë ose banim të përhershëm në to.

c. Personat juridikë të juridiksionit privat dhe çdo bashkim personash ose pasurish përderisa kanë qendrën drejtuese të tyre në shtet armike, sipas rastit, ose janë nën influencën ligjore ose ekonomike të armiqve, sipas këtij neni.

2. Nuk janë armiq, sipas kuptimit të këtij ligji, personat fizikë, të cilat kanë fituar nënshtetësinë e shtetit armik, por janë me kombësi greke dhe banojnë në shtete të huaja ose shtet aleat.

3. Në rast se ekzistojnë dyshime në lidhje me karakterizimin si armik të cilitdo personi ose bashkimi, sipas paragrafit 1, vendoset pas mendimit të komitetit, sipas nenit 19, të Ministrave ët Financave dhe të Ekonomisë Kombëtare me vendim të përbashkët të tyre.

                                               Neni 2

Ndalimi i shkëmbimeve

1.Ndalohet dhe është i pavlefshëm çdo shkëmbim tregtar dhe çdo marrëveshje midis personave, pavarësisht nga shtetësia, që banojnë  në Greqi, dhe armiqve, si dhe çdo akt i Administratës ose akt i njëanshëm i personave që banojnë në Greqi, përderisa për të nëpërmjet saj fitojnë të drejta ose përfitojnë armiqtë.

2. Aktet që lidhen një gjashtëmujor para vënies në zbatim të këtij ligji, mund të shpallen të pavlefshme me rrugë gjyqësore, pas padisë së ushtrua, nga shteti, pas mendimit të Komitetit sipas numrit 19.

Neni 3

Ndalimi i kryerjes së veprimeve ligjore

Përmbushja në Greqi e çdo veprimi ligjor dhe përmbushja e çdo detyrimi kundrejt armiqve, për cilindo arsye, ose përderisa nga përmbushja e tyre përfitojnë armiqtë, bëhet me gjobë pavlefshmërie kundrejt administratorit, sipas nenit 12, dhe në qoftë se ai nuk ekziston në Arkën e Depozitimeve dhe Huave deh ndalohet kryerja me cilindo mënyrë direkte tek huadhënësit e armiqve.

Neni 4

Persona të Familjes

Ndalimet e ne 2 dhe 3 kanë fuqi edhe për personat e familjes.

Neni 5

Përjashtime

Me vendim  të Ministrit të Financave dhe pas mendimit të Komitetit, sipas nenit 19, për raste të veçanta, mund të bëhen përjashtime nga dispozitat e neneve 2, 3 dhe 4, përderisa një gjë të tillë e imponojnë arsye të veçanta dhe vetë nevoja e mbajtjes se personave dhe familjeve, sipas nenit 1, b.

Kapitulli B’

Pasuritë Armike

Neni 6

Sekuestrimi.

Pasuritë armike në Greqi me hyrjen në fuqi të këtij ligji dhe ndalohet dhe është i pavlefshëm disponimi i këtyre pasurive tek armiqtë, ose në shkelje të dispozitave të këtij ligji.

Neni 7

Pasuri armike në Greqi.

1. Si pasuri armike në Greqi konsiderohen elementet pasurore të mëposhtme, përderisa u takojnë ligjërisht ose ekonomikisht armiqve, sipas kuptimit të nenit 1.

Elemente të patundshme dhe të tundshme të ndodhura në Greqi.

Letra me vlerë dhe tituj të tjerë të çdo lloji të ndodhura në Greqi, obligacione të Shtetit Grek, të firmave të organizmave me selinë administrative të tyre, ose qendrën e tyre në Greqi, akoma edhe titujt përkatës të ndodhura jashtë shtetit.

Para dhe lloje të tjera pagese të ndodhura në Greqi.

Aksione ët firmave, të cilat kanë selinë administrative të tyre ose qendrën e shfrytëzimit në Greqi, pavarësisht nga fakti nëse këto aksione janë të mishëruara në letra me vlerë ose jo dhe në qoftë se këto mishërime ndodhen në Greqi ose jashtë shtetit. Kërkesa ndaj debitorit me banesë ose me banim të përhershëm në Greqi, ose kërkesa të prejardhura nga shkëmbimet të firmës tregtare në Greqi. Të drejta të pasurisë industriale dhe intelektuale, të cilat mbrohen  në Greqi. Të drejta mbi elementet pasurore të përshkruara në pikat a-f. Të drejta nga marrëveshjet rreth elementeve pasurore të pikave a-f. Çdo element tjetër parësor i ndodhur në Greqi.

2.Përjashtohen nga dispozita e paragrafit të mësipërm elementet pasurore, të cilat u përkasin shtetasve grekë me banesë ose banim në shtete armike.

Neni 8

Sekuestrimi i përkohshëm

Me ligj konsiderohen nën sekuestrim të përkohshëm të gjithë ata që gjatë zbatimit të këtij ligji janë pronarë me cilëndo arsye të pasurive armike sipas nenit 7 si dhe drejtusit, administruesit sekuestruesit, këshilltarët ose cilitdo kujdestarë ose debitorë të elementeve pasurore të tyre, përderisa këta zotërues të pasurive armike janë pronarë të këtyre elementëve pasurore.

Neni 9

Marrëdhëniet rreth pasurive përkohësisht të sekuestruara.

Në lidhje me marrëdhëniet rreth pasurive përkohësisht të sekuestruara, zbatohen përkatësisht, me rezervimet e dispozitave të këtij ligji, dispozitat e procedurës civile për konfiskimin konservator, në emër të debitorit sipas nenit 8 të sekuestrimit të përkohshme që ka vendin e tretë, dhe të administratorit sipas nenit 12 që ka vendin e kreditorit.

Neni 10

Të drejtat e të të tretëve jo armiq

1. Sekuestrimi nuk pengon të tretë jo armiq të ushtrojnë të drejtat e tyre kundër pronarit, pasuria e të cilit është në sekuestrim dhe të kërkojnë plotësimin  e tyre sipas ligjeve analoge, kjo me rezervimet e dispozitës së paragrafit 2 të nenit 2.

2. Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, tjetërsimet, regjistrimet në librat e hipotekës ose në regjistrat themeltar të anijeve ose të parashënimet  kanë fuqi vetëm për derisa bëhen mbi bazën e një titulli me vendim gjyqësor ose me dëshirën personale të mëparshme nga zbatimi i këtij ligji dhe bazuar në dokumente shtetërore ose private me datë të saktë, me rezervimet e paragrafit 2 të nenit 2.

Neni 11

Deklaratat e pasurive armike

1.Të detyruar për deklaratë të pasurive armike në sekuestrim janë:

Pronari i pasurisë armike. Cilido qoftë sipas nenit 8 është sekuestrues provizor i pasurisë armike.

2.Ata që sipas paragrafit 1 janë të detyruar të bëjnë deklaratë duhet që brenda një muaji nga hyrja në zbatim e këtij ligji, të paraqesin tek nëpunësi i Shërbimit Ekonomik Shtetëror deklaratë të hollësishme në dy kopje për të gjitha elementët pasurore armike ose të debitorëve të tyre. Për këtë deklaratë nuk paguhet asnjë lloj takse. 

3.Afati i paraqitjes së deklaratës mund të shtyhet me një akt të Ministrit të Financave të botuar në Gazetën Qeveritare.

4.Ata që paraqesin elementet e pasurisë armike pas përfundimit të afatit, përderisa nuk janë të detyruar të bëjnë deklaratë, sipas dispozitave ët këtij neni, kanë të drejtën e pagesës deri netre për qind të vlerës së tyre të përcaktuar kundrejt këtyre elementëve me vendim  të Ministrit të Financave.

Neni 12

Administruesit

1. Administruesit e pasurive armike nën sekuestrim janë nëpunësit e Shërbimit Ekonomi Shtetëror të vendit ku ndodhet çdo element pasuror.

2. Atje ku janë shumë nëpunës të Shërbimit Ekonomik Shtetëror administrator emërohet njeri prej tyre me vendim të Ministrit të Financave. 

3. Me vendim të të njëjtit Ministër lejohet të emërohet administratorë në vend të nëpunësit të Shërbimit Ekonomik Shtetëror, nëpunës të tjerë shtetëror ose privat në qoftë se ushtrimi i administrimit nga nëpunësi Ekonomik Shtetëror nuk është ai që duhet.

Neni13

Detyrat dhe pushteti i administratorëve

1.Administratorët kanë për detyrë gjetjen, regjistrimin, mirëmbajtjen  dhe sipas destinacionit të zakonshëm shfrytëzimin e pasurive të sekuestruara, duke marrë për këtë qëllim gjithmonë masat e duhura, kanë për detyrë të synojnë në kënaqjen e kërkesave ët sekuestruara, si edhe kënaqjen e të drejtave të të tretëve kundër pronarit të pasurisë së sekuestruar. Administratorët fillojnë  nga puna me hyrjen në zbatimi të këtij ligji ose me përcaktimin e pronësisë të pasurisë armike të sekuestruar.

2.Administratorët përfaqësojnë në mënyrë të plotë, në rrugë gjyqësore dhe jashtëgjyqësore, pronarin e pasurisë së sekuestrua brenda kufijve të detyrave të përshkruara në paragrafin 1 dhe tek ata dhe vetëm tek ata, publikohen detyrimisht gjithnjë dokumentet gjyqësore ose jashtëgjyqësore të çdo natyre, që kanë të bëjnë me pasurinë e pronarit.

3. Çështjet që kanë të bëjnë me administrimin e pasurive nën sekuestrim, mendime të Ministrit të financave, të botuara në Gazetën Qeveritare. Me të njëjtat vendime rregullohen çështjet e funksionimit të Shërbimit Qendror, në zbatimin  e këtij ligji.

4. Pagesa e administratorëve përcaktohet nga Ministri i Financave pas dhënies së mendimit të komitetit të përshkruar nga neni 19.

Neni 14

Vazhdimi i funksionimit të ndërmarrjeve

Përderisa nuk bëhet fjalë për firma të kategorive të veçanta, me vendim të Ministrit të Financave, të Ekonomisë Kombëtare dhe të Ministrit kompetent sipas natyrës së ndërmarrjes, mund të lejohet vazhdimi i funksionimit të ndërmarrjeve tregtare ose industriale që janë nën sekuestrim, me të njëjtin ose me titull të ndryshëm dhe me cilado burime të tjera. Si administratorë të këtyre ndërmarrjeve mund të jenë po ata drejtues që ishin, përderisa nuk janë armiq ose të emërohen si administratorë me vendime të përbashkëta të Ministrave të lartpërmendur, persona të ndryshëm, nëpunës shtetëror ose privatë, me kushte që përcaktohen me vendim lidhur me vazhdimin  funksionimit të ndërmarrjes. 

 Neni 15

Detyrimi i informimit

Çdo pronar dokumentesh, librash ose të dhënash, të cilat janë të nevojshme për gjetjen, përcaktimin ose administrativin e pasurive armike në sekuestrim, sipas nenit 6, është i detyruar t’i vë ato në dispozicion të administratorëve në qoftë se ato kërkohen.

 Neni 16

Akte urgjente

Deri në botimin e vendimeve sipas nenit 13, paragrafin 3, lejohet jepja me qira e pasurisë civile ose bujqësore ose shitja e detyruar e objekteve që ndodhen në rrezik degradimi ose nënvleftësimi me ankand të shpejtë ose edhe pa të, nga sekuestruesi provizor ose nga administratori, pas miratimit të Ministrit të Financave dhe pas mendimit të Komitetit sipas nenit 19.

Kapitulli C’

Dispozita të përgjithshme

Nga dispozitat e këtij ligji mund të bëhen përjashtime me kushte ose pa kushte me vendime të përbashkëta të Ministrit të Financave dhe të Ekonomisë Kombëtare ët botuara në Gazetën Qeveritare, në lidhje me disa kategori aktesh, në lidhje me disa persona ose disa akte.

Neni 18

Dispozita penale

1.Kushdo që shkel dispozitat e neneve 2, 3, 4, dhe 6, dënohet me burgim deri në dy vjet ose me gjobë deri në pesëqind mijë dhrahmi ose me të dy këto dënime, në qoftë se këto akte nuk dënohem me dënim  më të rëndë sipas dispozitave të ligjeve penale të përafërta.

2. Trupi gjykues bashkë me dënimin mund të urdhërojë edh konfiskimin e  elementeve pasurore, të cilat kanë të bëjnë me shkeljen.

3. Kushdo që shkel dispozitat e neneve 11 deh 15 dënohet me burgim deri në gjashtë muaj deri  në njëqind mijë dhrahmi, ose me të dy këto dënime në qoftë se aktet nuk dënohen me dënim më të rëndë sipas dispozitave të ligjeve penale të përafërta.

Neni 19

Komiteti i zbatimit të ligjit dhe llogaritjes së sekuestrimit të pasurive armike

1.Për ndjekjen  e zbatimit të këtij ligji, për kontrollin e administratorëve dhe dhënien e mendimit për çdo çështje që mund ët rezultojë nga zbatimi i këtij ligji, krijohet një komiteti i përbërë nga një Këshilltar i Shtetit ose Gjykatës i Shkallës së Lartë  të  Gjykatës së Apelit si kryetar  dhe një prej Profesori ose Docent ose i së drejtës private, shtetërore ose i së drejtës ndërkombëtare të Universitetit, ose ndonjë shkolle të lartë, të cilët emërohen nga plotësusat e Ministrit  të Drejtësisë, prej një punonjësi të lartë të Ministrisë së Jashtme, një punonjësi të lartë të Ministrisë së Financave dhe një punonjësi të lartë të Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare të emëruar nga Ministrat kompetent bashkë me plotësusat e tyre. Sekretari komitetit emërohet një punonjës i Ministrisë së Financave me gradë të paktën të klasit a’ dhe me vendim të Ministrit të Financave. Me vendim të këtij Ministri mund të emërohet në komitet një punonjës i kësaj Ministrie dhe një referues pa të drejtë vote. Tek anëtarët e komitetit dhe tek referuesi jepen për seancë dyqind e pesëdhjetë dhrahmi dhe tek sekretari njëqind e pesëdhjetë dhrahmi.

2. Gjithnjë të ardhurat kesh nga administrimi i pasurive të sekuestruara, depozitohen në një llogari të veçantë që ruhet në bankën e Greqisë me titullin “Llogari sekuestrimi i pasurive armike” dhe e cila lëviz me urdhër të Ministrit të Financave, me autorizim nga kryetari i komitetit sipas nenit 1 të këtij ligji. Nga kjo llogari paguhen të gjitha shpenzimet për zbatimin e këtij ligji.

3. Deri në fazën e grumbullimit të një sasie të mjaftueshme, për përballimin nga shtetit dhe nga kredi të shënuara në bilancin e shpenzimeve të Ministrisë së financave të cilat jepen nga llogaria e përshkrua në paragrafin më lart.

Neni 20

Zbatimi i ligjit

Me dekrete Mbretërore të botuara pas propozimit të Ministrit të financave rregullohet çdo çështje që ka lidhje me zbatimin e këtij ligji.

Neni 21

Fuqia dhe zbatimi

1. Ky ligj hyn në fuqi më datën 28 tetor 1940.

2. Dispozitat e këtij ligji hyjnë në zbatim plotësisht ose pjesërisht me dekret Mbretëror i cili botohet mbi propozimin e Kryetarit të qeverisë, të Ministrit të Punëve të Jashtme dhe të Ministrit të Financave, nga dita e botimit të dekretit ose edhe me fuqi prapavepruese. Në të njëjtën mënyrë përcaktohet ose plotësisht ose pjesërisht përfundimi i zbatimit të këtyre dispozitave.

                                                                                               Athinë, më 10 nëntor 1940.

                                                             Jeorjis B’ 

                                                  Këshilli i Ministrave

                                                             Kryetari 

                                                            Metaksas

                                                             Anëtarët

Ajis Tabakopullos; I. Dhurendis; A. Apostolidhis; I. Arvanitis; A. Ikonomu; S. Polizogopullos; N. Papadhimas; I. Spenxas; S. Papavasiliu; P. Ikonomakos; K. Burbulis; H. Lis; H. Alivizatos; Th. Nikoludhis; J. Zafiropullos; K.Manjadhaqis; A. Xifos; M. Qiriakopullos; K. Koxias.

                                                                          U verifikua dhe u vu vula e madhe e shtetit 

                                                                                              Athinë, më 10 nëntor 1940

                                                         Ministri i Drejtësisë

                                                          Ajis Tabakopullos

Ligjet detyruese nr. 2637. 1940

Rreth modifikimit dhe plotësimit të dispozitave në lidhje me organizmin Sigurues të Rreziqeve të Luftës dhe Ligjeve Detyruese.

                                                             Jeorjios B’

                                                         Mbreti i Grekëve

Mbi bazën e propozimit të Këshillit tonë të Ministrave, vendosim dhe urdhërojmë:

Neni 1

Pjesët a dhe b të paragrafit 1 të nenit 18 të Ligjit Detyrues 2116/1939 ashtu siç u modifikua nëpërmjet nenit 3 të Ligjit Detyrues të 2355/1940 dhe nëpërmjet nenit 6 të Ligjit Detyrues 2557/1930 zëvendësohet si më poshtë: 

Të trupave( anijeve dhe mekanizmave) të anijeve tregtare. Të çdo mjeti transportues nëpërmjet detit ose tokës, që transporton çdo lloj ngarkese pavarësisht nga destinacioni dhe nga vlera e saj.

                                                        Neni 2

Në fund të paragrafit 7 të nenit të Ligjit Detyrues 2116/1939,  ashtu siç u plotësua nga ligji i forcës 2557/1940, shtohen paragrafët 8 dhe 9 si më poshtë:

8. Në rast se bëhet fjalë për punëtorë deti të huaj për llogaritjen e dëmshpërblimeve të lartpërmendura, merret parasysh rroga bazë e zakonshme e punëtorëve vendas e specialiteteve respektove dhe jo rroga e punëtorit të huaj, për të cilën është lidhur marrëveshje për çdo rast konkret.

Please follow and like us: