Albspirit

Media/News/Publishing

Mbeten në burg katër të akuzuarit për vrasjen e Devi Kasmit

Katër të arrestuarit për vrasjen e Devi Kasmit, janë lënë në burg nga Gjykata e Tiranës.

I akuzuari kryesor për ekzekutimin e të riut është shtetasi nga Greqia, Eftimu Eftimius, i cili dyshohet se qëlloi në drejtim të tij.

Ndërkohë, në burg janë lënë edhe Elton Halipaj, Malvin Dinellari dhe Elton Hoxhallari.

Asnjëri prej tyre nuk i ka pranuar akuzat për ngjarjen, por sipas hetimeve ka prova të mjaftueshme që i implikojnë ata në vrasjen e Kasmit.

Seanca në ngarkim të Eftimiju Eftimiut u mbajt me dyer të mbyllura, pasi sipas prokurorit çështja ka sekrete hetimore.

Në banesën ku jetonte ky i fundit, policia gjeti rrobat me të cilat dyshohet se ishte veshur në momentin e krimit, armë, si dhe një sasi parash.

Please follow and like us: