Albspirit

Media/News/Publishing

Ndërron jetë nëna e dy biznesmenëve shqiptarë

Teksa policia kishte marrë urdhër për ndalimi e tyre, dy vëllezërit biznesmenë, Agron dhe Kujtim Hysa, firma e të cilëve ka kryer punimet e rrugës Elbasan-Gjinar, janë përballur me një fatkeqësi familjare.

Pas pas shoqërimit të tyre në komisariat, nëna e tyre ka ndërruar jetë ditën e enjte.

Avokati i tyre mbrojtës, ka deklaruar se shkak i kësaj ngjarjeje të rëndë është tronditja që pësoi e ndiera në momentin e kontrolleve të ushtruara nga policia në banesë.

“Gjatë arrestimit, vëllezërve Hysa u ka vdekur nëna nga tronditja. Kush mban përgjegjësi për këtë, kush e dha këtë urdhër diktatorial”, ka deklaruar avokati Gurra.

Vëllezërit Hysa akuzohen për veprën penale të vjedhjes, duke shpërdoruar detyrën në bashkëpunim.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta persona bashkë me dy ishdrejtorët e ARRSH-së, Xhika dhe Toma si dhe supervizorin e rrugës, kanë kryer veprime dhe mosveprime të kundërligjshme që kanë sjellë si pasojë shpërdorimin e fondeve publike në shumën e rreth 5 miliardë lekëve.

Please follow and like us: