Albspirit

Media/News/Publishing

Të rejat e Horoskopit, 6 shkurt 2018

Dashi

Në këtë ditë të martë jeta juaj e dashurisë do të fitojë vrull dhe do të ketë më shumë interesim nga ana juaj për të ruajtur harmoninë në çift. Beqarët do të kenë yjet në favorin e tyre dhe do të bëjnë përparim me njohjet e reja. Sot do të jetë e lehtë për të bërë progres, për të fituar dhe për të shënuar një ndryshim të madh në punë! Mundësi të reja vijnë së shpejti.

Demi

Do ta vini re që nga mëngjesi se kjo do të jetë një ditë jo e mirë, por nuk keni dëshirë as të mbylleni në shtëpi. Një fije nervoziteti do të përfshijë ata që janë në një lidhje. Beqarët do të kalojnë gjithë ditën mes angazhimeve, dhe do të jetë mirë të shmangin disponimet e këqija. Një Hënë e nervozuar rrezikon të të kthejë në rrugë të gabuara në punë, ku mbretërojnë komplikimet dhe intrigat. Qëndroni vigjilent.

Binjakët

Dashuria është protagonist i madh i ditës, i nxitur edhe nga Venusi gjëra të mira priten për të lindurit e kësaj shenje. Do përjetoni me partnerin/en momente të veçanta të intimitetit. Zemrat e vetmuara bëjnë mirë të marrin mirë veten nga zhgënjimet, pasi mundësitë e arta nuk do të mungojnë për ta! Qetësia dhe durimi sot ju ftojnë për të zgjidhur disa çështje të punës që nuk mund të presin më.

Gaforrja

Qëllimi i yjeve me partnerin/en, do të jetë një martesë e surprizave të mëdha dhe momenteve të dashurisë. Ju do të ndjeni harmoni në çift! Ardhja e flirteve të reja dhe aventura të mrekullueshme edhe për beqarët: ju do të dini se si t’i tërheqni të gjithë në anën tuaj! Priten ndryshime të favorshme në sferën profesionale. Aftësitë tuaja të jashtëzakonshme të bindjes do ju ndihmojë në biznesin tuaj.

Luani

Ditë e turbullt për shumë Luanë. Për disa prej jush do të ketë rrëshqitje të mëdha emocionale që do të çojnë në mbylljen e disa historive. Epo, nesër është një ditë tjetër! Nëse jeni të kujdesshëm për të mos marrë vendime të nxituara, ju mund të gjeni veten në tokë në një moment! Nëse jeni duke kaluar nëpër një fazë konfuze dhe të pafavorshme në punë, ndoshta është më mirë të mos merrni vendime të rëndësishme.

Virgjëresha

Hëna në Akrep ju fal buzëqeshje sot. Ju do të keni mundësi për të zgjidhur një çështje familjare që ju ka dhënë kohë të vështirë. Në frontin emocional, beqarët po përpiqen të mbajnë një stabilitet të caktuar dhe kjo ju siguron qetësi. Komunikimi, sot, është aleati yt i madh. Ju do të dini se si të zgjidhni mundësitë më të mira që do t’ju paraqiten.

Peshorja

Dita ideale për të marrë pjesë në jetën tuaj të dashurisë. Ata që janë në çift duhet të marrin parasysh gabimet e kaluara dhe të shmangin bërjen e të tjerave. Beqarët mund të planifikojnë një udhëtim jashtë qytetit, vetëm për të qenë me miqtë. Mërkuri ju ndihmon për të përfunduar një negociatë të favorshme, por gjithashtu për të vepruar mirë si një grup në punë.

Akrepi

Sot ju do të jeni të paparashikueshëm dhe befasoni partnerin/en tuaj me surpriza dhe dhurata. Çdo keqkuptim do të zhduket menjëherë dhe do të keni zgjidhjen e problemeve në dorë. Beqarët do të bëjnë mirë për të menaxhuar njohjet me më shumë qetësi, përndryshe nuk do të përfitoni ndonjë gjë. Mundësitë e mira për të fituar një bashkëpunim që ju intereson, edhe pse nuk është shumë e lehtë.

Shigjetari

Ditë e qetë dhe ndonjëherë pak e bezdisshme: kjo është mënyra e prezantimit të kësaj këtë të martë për ju të lindurit e Shigjetarit.  Mos vazhdoni t’i bëni gjërat me forcë si të doni ju! Beqarët do të gjejnë ekuilibrin dhe qetësinë e brendshme dhe do të jenë mirë. Do të ketë pak sfida me të cilat ballafaqoheni sot në punë, prandaj është më mirë të përkushtoheni për konsolidimin e pozitës suaj.

Bricjapi

Yjet ju kanë servirur një ditë të mbushur me buzëqeshje dhe madje edhe të mbushur me pasion. Ju do të bëni gjithçka që ndjeni për partnerin/en për të cilin më në fund do të gjeni kohën e duhur për t’ja kushtuar. Beqarët do të duhet të kujdesen për disa çështje që në ditët e fundit kanë mbetur jashtë për shkak të angazhimeve të tjera. Kjo e martë është gjithashtu e favorshme për sektorin profesional, risi dhe mundësi të reja.

Ujori

Jeta personale sillet rreth gjysmës tuaj dhe ju jeni të vetëdijshëm për të. Jini të durueshëm nëse partneri/ja aktualisht ka shumë për të bërë, angazhimet nuk i japin kohë dhe afat. Ata që janë vetëm në këtë periudhë po kalojnë një moment të rëndësishëm që e bën kokën tuaj të rrotullohet pak. Përveç Jupiterit, sot edhe Hëna përpiqet të vendosë shkopinj në mes të rrotave tuaja në punë.

Peshqit

Këtë ditë pritet që ju të plotësoni të gjitha pritjet tuaja, duke filluar që nga ndjenjat. Në dashuri do të tejkaloni veten dhe do t’i pohoni partnerin/es tuaj çdo gjë që ndjeni. Beqarët do të duhet të kujdesen për disa miqësi, nëse ata nuk duan të rrezikojnë t’i humbasin ato. Në punën që mund të keni njohuri të shkëlqyera: ambicia jote do të jetë me të vërtetë e madhe dhe rezultatet nuk do të mungojnë.

Please follow and like us: