Fahri Dahri: Frika greke ndaj Çamërisë
Ju lutem përcillni në blogun tuaj këtë letër të hapur që i drejtohet Presidentit të Greqisë.
Merr shkas nga deklarimi i tij, me rastin e vizitës tek Forcat e Armatosura greke mbi çështjen çame. (sipas gazetës Dita- February 4, 2018 22:08). Presidenti grek, Shqipërisë: “Po deshët Europën, mos flisni për çamët”.
Pavlopoulos ka deklaruar se “shqiptarët më mirë të mos kujtojnë të ashtuquajturit çamë gjatë periudhës së mizorive naziste në Greqi”.
“Është e pakonceptueshme që udhëheqja e Shqipërisë të ngrejë çështjen çame. Përveç faktit se kjo çështje nuk ekziston, është më mirë që Shqipëria të mos kujtojë se çfarë do të thotë historia e të ashtuquajturave çamë gjatë periudhës së mizorive naziste në Greqi, nëse dëshiron të ketë ndonjë perspektivë evropiane. Më vjen keq që jam i drejtpërdrejtë, por në ditë të tilla si kujtimi i holokaustit ata guxojnë të flasin për çamët. Më mirë të mos kujtojmë historinë e atyre që u shfaqën si çamë në hapësirën greke. Respekti për historinë është baza ndërkombëtare për miqësinë dhe fqinjësinë e mirë”, ka deklaruar Pavlopoulos.
Reagim i Pavlopoulos vjen disa javë pasi dy vendet nisën negociatat për normalizimin e marrëdhënieve.
*****
Urrejtja që ju ushqeni popullin grek dhe filogrekët në anën tonë të kufirit dhe kudo ku janë, ndaj një komuniteti që historinë e tij e ka në Rajonin e Çamërisë, është një holokaust moral i rëndë (Holokausti (ὁλόκαυστον, holokausti “i djegur”) ishte një gjenocid sistematik hebre i kryer nga Gjermania gjatë Luftës së Dytë Botërore). Ju më në fund i nxorët këmbët e “gjarpërit” pikërisht, kur qeveritë e dy vendeve tona po negociojnë për të rikrijuar marrëdhënie të njerëzishme mes dy popujve tanë, të orientuar nga fryma e re, larg mentaliteteve mesjetare bizantine dhe “Megalo idesë”.
Nuk është hera e parë dhe as e fundit që personalitete greke, duke filluar nga kryeministri i parë grek Ioannis Kolettis me Mbretin Otto, hartuesit e kushtetutës greke të vitit 1844, me një aspiratë vizionare ekstremo-nacionaliste. Sipas: “Ideja Megali” (Greqia: Μεγάλη Ιδέα),“Ideja e Madhe” që ishte një koncept irredentist i nacionalizmit grek që shprehte qëllimin e krijimit të një shteti grek që do të përfshinte të gjitha zonat, duke përfshirë shtetin e krijuar të Greqisë 1830 dhe të gjitha rajonet e Ballkanit Jugor, Anatolian dhe Qipron. Më pas do të vazhdonte me kryeministrin Kumunderos, Eleutherios Venizelos, Ioannis Metaxas, Konstantinos Mitsotakis, Qeveria e Pllastirës. (Elas-i në bazë të marrëveshtjes i dorëzoi armët Gjeneral Pllastirës ), kasapi Napoleon Zervas, Andreas Papandreas, Kostis Stefanopulos, sot edhe ju, që keni urrejtje të çorientuar ndaj banorëve të Thesprotisë.
Ju sot i quani çamët “të ashtuquajturave çamë gjatë periudhës së mizorive naziste në Greqi”. Për çamët, që sipas gjithë të mësipërmve, paskan vrarë, kanë bërë masakra. Apo për përcaktimin tuaj: “Më mirë të mos kujtojmë historinë e atyre që u shfaqën si çamë në hapësirën greke”.
Nuk do zgjatem në histori, por po ju shtroj disa kërkesat dhe pyetje me shpresë se do të përgjigjeni, jo vetëm ju, por të gjithë ata që hedhin akuza si puna juaj.
- Të nxirren dokumentat zyrtare, akuza të drejtëpërdrejta që të tregojnë masakrat që paskan bërë çamët. Vendin ku kanë luftuar, kundër kujt kanë luftuar dhe vrasjet që kanë bërë. Tregoni vendimet gjyqësore ku, çamët myslimanë janë gjykuar dhe dënuar në mënyrë masive, pa përjashtim i gjithë ai komunitet, nga gjykatat Greke.
- Tregoni se ç’farë ushtrie kanë patur çamët që paskan luftuar kundër shtetit Grek dhe paskan kryer masakra duke zaptuar edhe territore greke. Tregoni batalionet, komandatët, armatimet dhe numrin e ushtarëve çamë pjesmarrës në luftën e imagjinuar prej palës greke. Kjo kërkesë, për përgjigje nga ana juaj e ka shtrirjen kohore nga viti 1912 e deri në vitin 1945.
- Të dokumentohet zyrtarisht nga ana juaj që çamët myslimanë nuk e dinin gjuhën shqipe, por e mësuan, siç i akuzon pala juaj, kur nuk dinin se cilës etnie i përkisnin. Gjithashtu të argumentohet se në cilin vit kanë ardhur nga Turqia në Çamëri. Kjo për të vërtetuar akuzat e pandërprera. Akuzë që thekohet edhe në deklarimin tuaj që qenkan “shfaqur si çamë në hapësirën greke”. Na tregoni dokumente që të vërtetoni se kur është quajtur rajoni i Çamërisë hapësirë greke para vitit 1913.
- Përgënjeshtroni vendimet e Lozanës, ku ndërkombëtarisht, përfshirë dhe shtetin tuaj, u vërtetua etnia shqiptare e banorëve çamë myslimanë autoktonë në trojet e tyre të bekuara të Çamërisë.
- Vërtetoni me dokumente të kundërtën e argumentit që u përdor për shpërnguljen e çamëve myslimanë në Turqi, që u trajtuan si “turq” gjatë dekadës së dytë të shekullit që kaloi, me marrëveshjen e turpshme që i lëvizën popujt sipas përkatësisë fetare.
- Vërtetoni të kundërtën e asaj, që në përfundim të Luftës së Parë Botërore, më 1918 u përpilua plani i grabitjes së tokave të popullsisë çame. Ligji i të ashtuquajturës Reformë Agrare, i aplikuar vetëm në Çamëri, u rrëmbeu tokat dhe pronat shqiptarëve çamë myslimanë deri edhe kopshtet. Sqaroni se ç’farë dhe pse doli ligji nr. 1073 i vitit 1917, me të cilin u zaptuan tokat e banorëve çamë?.
A ka gjetiur zbatim nga pala Greke, neni 6 i Konventës midis Greqisë dhe Turqisë, i nënëskruar në Athinë në datën 1/14 nëntor të vitit 1913, ku shteti grek detyrohet të njohë të drejtat e pronësisë mbi pronat agrare të paluajtshme, të zotëruara nga persona privatë, sipas dokumenteve të lëshuara nga shteti Osman para aneksimit të Çamërisë nga Greqia në vititn 1913.
- Mundësisht përgënjeshtroni që pronat e banorëve të Çamërisë, nuk u trajtuan “toka të abandonuara” , Toka pa pronarë”, duke u a grabitur çamëve dhe u a dhuruat ardhacakëve aziatikë?. Jeni të lutur të interpretoni rastin kur tokat e Çamëve, shteti Grek i at’hershëm i quajti “Toka të vendeve të reja”. Kjo mbasi stonon me deklarimin tuaj që: “Më mirë të mos kujtojmë historinë e atyre që u shfaqën si çamë në hapësirën greke”. Sepse rajoni i Çamërisë nga që nuk ishte territor grek, u trajtuan si “Toka të vendeve të reja”
- Vërtetoni me dokumente se çamëve myslimanë dhe të krishterëve, nuk u a keni ndaluar përdorimin e gjuhës shqipe, tregoni që keni hapur shkolla shqipe për shqiptarët çamë të Çamërisë, keni lejuar librat shqip. Deklaroni që edhe sot çamëve të krishterë u a njihni etninë dhe të drejtat si minoritet shqiptar. Vërtetoni se djemtë çamë i keni trajtuar njëlloj gjatë shërbimit ushtarak në periudhën 1913 deri në vitin 1945 dhe nuk i keni përdorur vetëm për punë botore. Vërtetoni se djemtë çamë gjatë kohës së shërbimit ushtarak, trajtoheshin si ushtarët grekë me armatime.
- Vërtetoni me dokumente që nuk kanë ndodhur masakrat greke në Paramithi, Pargë, Margllëç, Volë, Gumenicë, Filati dhe në fshatrat e tyre, gjatë viteve 1944-‘45. Përgënjeshtroni me dukumenta që nuk ka ndodhur genocidi grek që nisi më 27 qershor 1944 në qytetin e Paramëthisë. Hidhni poshtë, nëse keni dokumente, që ushtarët e Zervës rrënonin gjithçka që gjenin përpara.Deklaroni se nuk është e vërtetë që ushtarët e Zervës hynë natën në qytet dhe vranë 673 burra, gra, fëmijë, në Filat 1286, në Igumenicë 192, në Pargë 620. Tregoni me dokumente se nga shteti grek i kohës nuk u vranë, nuk janë masakruar, apo nuk u internuan në kampet e ishujve të Egjeut mbi 6 mijë dejm dhe burra çamë, prej të cilëve 500 veta vdiqën nga torturat greke.
- Argumentoni të kundërtën që nuk u vranë, nuk u masakruan 30% e 35 mijë çamëve myslimanë që nuk ishin larguar nga vendi autokton, si rrjedhojë e shpërnguljeve të detyrueshme të viteve njëzet. Përgënjeshtroni se zervistët nuk kanë rrafshuar mbi 5.800 shtëpi në 68 fshatra, dhe që qindra fshatra të tjerë u shkretuan, apo që nuk janë grabitur l20 mijë dhen, 24 mijë një thundrakë, l8 mijë kuaj, etj pronarëve, banorë autoktonë të Thesproti/Çamërisë. Por, jeni i lutur që mos na i trajtoni, siç ndodhur shpesh me llogjikën e djeshme dhe të sotme greke, se këto masakra dhe fshatra nuk janë kryer ndaj çamëve, por çamët i paskan kryer ato mizori kundër grekëve. Kjo, sepse këto ngjarje kanë ndodhur në rajonin e Çamërisë që banohej nga çamët dhe jo nga grekët!
- Përgënjeshtroni rrëfimet e shefit të misionit amerikan në Shqiperi, 1945-1946, që mbasi u njoh me barbaritë zervistave ndaj çamëve u shpreh: “Në mars 1945, njësi të forcave të shpërndara të Zervasit, kryen një masakër ndaj çamëve në zonën e Filatit dhe, praktikisht e pastruan atë nga shqiptarët çamë”.
- Përgënjeshtroni, nese lkeni mundësi kryemizorin, kryevrasësin, gjeneralin grek Napoleon Zerva, i cili në fund të jetës deklaroi: “Vdes i qetë se bëra atë që doja. Pas lashë rrëke gjaku, tym, blozë, gërmadha; ulurima fëmijësh, nuse dhe gra nudo, që futeshin në furrat e ndezura, që të mos pillnin më shqiptarë… burra të varur, shpuar me bajonetë, gjuha shqipe nuk do të flitet më në tokën helene. Kjo më kënaq mua, ashtu siç kënaq tërë shpirtrat helenë !”. Fjalët e tij të fundit, ishin po aq të tmerrshme sa edhe masakrat e tij kundër shqiptarëve.
Ky ishte amaneti i vrasësit më të egër të çamëve, gjeneralit grek Napoleon Zervas, i cil e jep të plotë shkakun pse ndodhi kasaphana greke dhe pasojat e saj. Ai u a ka treguar me gojën e tij shkakun dhe barbaritë që bëri ndaj banorëve çamë myslimanë. Ai nuk tha se çamët kanë bërë masakra ndaj fshatrave dhe banoëve grekë, siç deklarohet më forcë nga pasardhësit e tij, por që nuk duan të tregojnë historinë vrtetë. - Tregoni dhe vërtetoni me dokumente zyrtare akuzat tuaja se çamët myslimanë kanë bashkëpunuar me okupatorin.Tregoni akt marrëveshjet që, sipas jush (shtetit Grek) janë bërë mes okupatorit dhe çamëve myslimanë.
Përgënjeshtroni ditarët e luftës të mbajtur nga oficerët gjermanë që deklarojnë se janë lidhur marrëveshje mos luftimi ndërmjet gjermanëve dhe EDES-it dhe se në marrëveshjet e tyre objektivi ishte lufta kundër partizanëve të EAM-it (ku ishin rreshtuar përkrah tyre edhe mbi 700 djem e vajza çame). Oficerët gjerrmanë në ditarët e tyre të luftës deklarojnë se nga 23 qershori i vitit 1943 deri më 5 tetor 1944, nuk kanë kryer asnjë aksion luftarak kundër forcave të EDE-sit, në rajonin e Çamërisë.
*****
Tmerri që keni ju (pala greke), nuk ka lindur dhe nuk është rrjedhojë e ardhur nga të ashtuquajturat akuzat greke se çamët kanë masakruar grekët, apo kanë bashkëpunuar me okupatorin. Jo. Kjo kuptohet lehtë, sepse një grusht njerëzish nuk mund të ngrinin dorë kundra një shteti, siç ishte shteti dhe Kisha Greke! Çamët nuk morën sopata dhe hanxharë (se edhe ato pak armë që kishin disa banorë, me urdhër direkt të Hitlerit, i dorëzuan tek gjermanët, sipas kërkesës së Napoleon Zervës), dhe nuk shkuan në asnjë fshat grek për të luftuar. As nuk u bashkuan me Gjermanin apo me italianin, sepse okupatorët e shtetit Grek, kishin miq dhe shokë të një ideali, qeverinë e Greqisë, mbretin dhe EDES-in, që e kishin përqafuar shumë më herët nazi-fashizmin.
Tmerri i vërtetë, si i djeshmi dhe i sotmi i shtetit dhe kishës greke, ndaj ekzistencës së “Çështjes Çame” qendron në këto të vërteta historike:
- a) Rajoni i Thesproti/Çamërisë, i banuar nga banorë të etnisë shqiptare, dhe historikisht asnjëherë nuk ka figuruar në territorin e Greqisë, si të para 1913-tës dhe as të Greqisë së lashtë,ë. Por duke qenë në vazhdim të territorit të Republikës së Shqipërisë, përbën ankth të vazhdueshëm të shtetit dhe kishës Greke.
- b) Banorët e Thesproti/Çamërisë, duke qenë se ishin dhe janë të besimit mysliman, nuk përcaktohen dot të kombit grek, sepse duhet të ndërronin besimin, të pagëzoheshin të besimit ortodoks. Një ndërrim i tillë në besimin fetar, i siguronte Kishës dhe shtetit Grek shtrirjen e helenizmit edhe në rajonin e Çamërisë. Me atë akt veprimi përjetësohej rajoni i Çamërisë si territor grek dhe banorët e saj do të quheshin shtetas dhe kombas grekë. Kjo nuk ndodhi, siç ndodhi në rajonet e tjera të qyteteve dhe fshatrave shqiptare si të Janinës, Konicës, rajonit të Grebesë ejt. mbasi qendresa e etnisë shqiptare e çamëve myslimanë, ishte e pathyeshme.
Erdhën luftrat Ballkanike dhe Botëroret, ku diplomacia, forca shtetërore dhe pozicioni i favorshëm i ngjarjeve në krahun e krishtërimit, i dhanë shanset kishës dhe shtetit Grek, duke përdorur me sukses mashtrimet herë me “Aleatët” dhe herë me “Boshtin”, arritën dhe e mposhtën qendresën paqësore të çamëve myslimanë.
- c) Kisha dhe shteti Grek, përdorën me sukses, përcaktimin e kombit mbi baza fetare. Në bashkëpunim me shtetin Turk, realizuan Konventën e turpshme, që banorët me besimin ortodoks, në trojet e tyre në Turqi, dhe quheshin rum, i konsideruan të kombit grek dhe i përfshinë në këmbimin e popullsisë nga Turiqia në Greqi. Po kështu vepruan edhe me banorët shqiptarë çam myslimanë të Çamërisë, duke qenë të besimit mysliman, i quajtën turq dhe gjysmën e popullsisë çame, e shpërngulën dhunshëm në Turqi. Ndërsa pjesa tjetër, mbasi u vërtetua në Lozanë se nuk ishin turq, por të etnisë shqiptare, mbetën pa u shkëmbyer derisa sa u arrit tek masakrat greke, të cilat u trajtuan.
Për t’ju ndihmuat, çamët nuk u shfaqën në Çamëri, në kohën e Luftë së Dytë botërore, siç janë dijenitë tuaja. Çamët ishin në Çamëri, në vendin e tyr autokton, prej mbi 12 mijë vitesh, por mbas 1913, në Çamëri u shfaqën kolonët grekët dhe ortodoksët azistikë.
ç). Përfundimisht, shkaku që shteti dhe sidomos kisha Greke tmerrohen nga ekzistenca e “Çështjes Çame”, pa i harruar sa u tha, mbetet tek plotësimi i “Μεγάλη Ιδέα), e cila ka amanetin e ortodoksisë greke për përhapjen e helenizimit. Epiri, as i termave të ndarjes, që u shfaq nga viti 1914 në të vjetër dhe në të ri, ka lindur si emër gjeografik dhe politik aty nga shekulli i IV-të para Krishtit dhe u krijua mbi bazën e tre fiset ilire: Kaonët, Thesprotët dhe Mollosët. Pa asnjë dyshim se përfshihej ndonjëherë në Greqinë e vjetër dhe as në të renë.
Por në fillimet e shekullit që shkoi lindi emri “Epiri i Veriut” ose “Vorio Epiri” dhe duke qenë se banorët e Epirit ishin edhe ortodosë, sipas kishës greke, ata i supozon grek dhe territori është helen.
Ku qendron tmerri dhe frika e madhe e kishës dhe e shtetit Grek me ose jo ekzistemcën e “Çështjes Çame”?
Del shumë qartë se kufiri shpresëmbajtës i kishës dhe i shtetit Grek për “Vorio-Epirin”, që, sipas tyre fillon me jugun e Shqipërisë, pa dashur të përmend toponimet, u prish punë dhe hedh në “erë” gjithë pretendimet për “Vorio Epirin”, kjo sepse rajoni i Thesproti/Çamërisë, është shumë më në jug se Përmeti, Këlcyra, etj. si rrjedhojë nuk mund të shkohet në “Vorio-Epir” pa kapërcyer malet, fushat dhe detet e Çamërisë. Prandaj Rajoni i Çamërisë dhe banorët çamë myslimanë, bashkë me “Çështjen Çame”, kurrsesi, sipas palës greke, nuk mund të ekzistojnë, dhe për këtë ndërtohet kori grek “Çështja Çame” është inekzistente. Andaj ata tmerrohem sa herë u dëgjojnë veshët këtë çështje, që për ta është vdekje e Vorio Epirit dhe e frenimit të përhapjes së helenizmit në trojet shqiptare.
Këto mendova të trajtoj shkurtimisht në “Letrën e Hapur” për Presidentin e shtetit Grek, Z. Prokopis Pavlopoulos, në sqarim të kërcënimit që i bën Shqipërisë duke u shprehur: “Po deshët Europën, mos flisni për çamët”.