Kura natyrale në pjesën trupore që vë dorën prifti
Nëse keni kruajtje në zonën intime të trupit, atëherë do të thotë se jeni prekur nga ndonjë infeksion. Por përpara se situata të rëndohet është mirë që të bëni gjithë sa keni në dorë, të provoni kurat natyrale.
Uthulla e mollës ka veti antibakteriale dhe dezinfektuese. Hidhni dy lugë në një masë uji dhe përdoreni për të shpëlarë zonën intime. Do të përftohet menjëherë një ndjesi lehtësimi. Përsëriteni një veprim të tillë 2-3 herë në ditë dhe efekti do të jetë i garantuar.
Kosi natyral është një tjetër mënyrë për të shpëtuar nga infeksionet. Acidi laktik dhe bakteret e pranishme te kosi, mund të lehtësojnë ndjesinë e kruajtjes dhe të djegies.
Merrni dy lugë kos dhe aplikojeni direkt në zonën vaginale. Lëreni të veprojë për 10 minuta dhe më tej shpëlahuni me ujë të ftohtë.
Këshillohet që një veprim të tillë ta bëni një herë në ditë për një javë rresht dhe në këtë mënyrë, do të ndiheni të lehtësuara