Albspirit

Media/News/Publishing

Ndahet nga jeta Luzhiana Abazi

Ndahet nga jeta ne moshen 47-vjecare ish drejtoresha e njohur e LSI-së Luzhiana Abazi, e cila ka mbajtur postin e Drejtoreshës së Fondit të sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor.

Po kush ishte Luzhiana Abazi?

Znj. Luzhiana Abazi lindi ne qytetin e Durresit, me 19 Maj 1971. Ne vitin 1994, u diplomua ne Fakultetin e Mjekesise, Universiteti i Tiranes. Znj. Abazi ka kryer nje sere specializimesh dhe trajnimesh. Gjate periudhes 1996-1998 ajo ka kryer nje specializim per mjekun e familjes . Me 1999 – 2000 perfundoi me sukses Master-in per “Menaxhimin e sherbimit shendetesor paresor”, Instituti superior “Della Sanita” ne Rome. Ne periudhen 2000 – 2002 ka qene Drejtore prane Autoritetit Shendetesor Rajonal. Znj. Abazi ka qene pedagoge ne Fakultetin e Mjekesise per rreth 5-vjet, ne vitet 2002 -2007. Ne periudhen 2007-2011 eshte zgjedhur kryetare e njesise bashkiake nr.6 Tirane. Ne 2011-2013 ka qene drejtore e “Drejtorise nr. 2 te Punetoreve te Qytetit’, Bashkia Tirane. Nga 2014-2016 Znj. Abazi ka ushtruar detyren si drejtore e Sherbimit Spitalor prane Fondit te Sigurimit te Detyrueshem te Kujdesit Shendetesor (FSDKSH). Nga 2016 e ne vazhdim eshte drejtore e “Drejtorise Rajonale te Fondit Tirane”. Znj. Abazi eshte dalluar per angazhimin e spikatur ne politike. Nga viti 2012 e ne vazhdim ajo eshte anetare e Kryesise e Levizjes Socialiste per Integrim.

Please follow and like us: