Albspirit

Media/News/Publishing

Rama: Jemi shumë afër Bashkimit Europian

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me strategjinë e Bashkimit Europian për zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor, të paraqitur sot në Bruksel nga Komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn dhe përfaqësuesja e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Përmes një statusi në faqen e vet në Facebook Rama shprehet se mirëpret atë që thuhet për Shqipërinë në strategjinë e BE, ndërsa shton se më tej gjithçka varet nga progresi real që do të shënojë vendi.

“Mirëpresim çka thuhet për Shqipërinë në strategjinë e BE. Negociatat më afër se kurrë. Pastaj gjithçka do varet nga fuqia e vrapimit tonë”, shkruan Rama.

Please follow and like us: