Albspirit

Media/News/Publishing

Vittorio Sgarbi: Mënyra e Gjergji Metës për të bërë art të prek  dhe lulëzon   

Piktori  i mirënjohur Gjergj Meta “Xhoxho” mbrojti diplomën me pikturë me sipërfaqe 120 metër katrorë

 

 

 

Albert Z. ZHOLI
Piktori Gjergji Meta, në vitin  2002 mbrojti diplomën në Akademine e Arteve të bukura, me pikturën e varur në fasadën e godinës me stil neoperandorak me sipërfaqe 120 metër katrorë, nisi rrugëtimin si piktor profesionist duke afirmuar emrin e artit, “Xhoxho”.  Merr pjesë me pikturën “Ikja”  (shumë aktuale sot me sipërfaqe 18 metra katrorë), në ekspozitën ndërkombëtare Onufri në GKA. Vazhdon me tjetër ekspozitë, ndërkombëtare në GKA “Pavarësi” dhe po aty me pjesë në ekspozitën për “Skënderbeun”. Pastaj në Galerinë e Vogël me pedagogët e Akademisë së Arteve. Ndërkohë realizon 3 ekspozita personale, në  Sarandë 2006  dhe 2008 dhe në Tepelenë në vitin  2008′. Hap studion e tij në Tiranë duke realizuar me qindra piktura që ndodhen në Shqipëri dhe gjithandej botës. Merr pjesë disa herë në ekspozitën “Pranvera”, si dhe ekspozitat të përbashkëta në MHK. Në vitin 2013 cel ekspozitën e rëndësishme personale me 40 punë të formatit të madh “Transformers”, ritmikisht ekspozon në MHK, në vitin 2017, hap tjetër ekspozitë personale “Si një kafe”  me 76 punë të realizuara gjatë një viti.  Nga viti 2016- 2017 merr pjesë në 22  ekspozita ndërkombëtare, vlerësuar nga kritikët më në zë në Itali, Vittorio Zgarbi, Paulo Levi, Daniele RadinniTedeschi, Federico Caloi, Sandro Serradifalco, Jean Charles Spina, Elena Ciccetti, Georgio Grasso, etj. Së fundmi në 28 dhjetor 2017 çel ekspozitën ,”Urban vjeshte” me 18 piktura në 18 ditë, në hollin e Twinner Towers Tiranë.

Më poshtë po botojmë analiza kritike për veprat e tij pjesëmarrëse në ekspozitat ndërkombëtare:

 

 

 

Arte Firenze 2016 me Vittorio Sgarbi -Ilviaggio continua 100x100cm olio

Mënyra e tij për të bërë art të prek  dhe lulëzon në një kombinim të padiskutueshëm të aftësive dhe harmonisë teknike, duke i liruar ato emocione  të pasurisë së tij të brendshme. Një falënderim të pafundmë që pasurove dhe ushqeve, mbi të gjitha, mendjen dhe zemrën  e atij që vëzhgon, duke stimuluar një kuptim që synon të shkojë më tej dhe na fton për ta parë atë vlerë universale të bukurisë, nëpërmjet ‘Artit që i vë të gjithë dakord dhe nuk vdes kurrë.

Vittorio Sgarbi       

 

 

 

Dilemma , olio, 145×145 cm

 

Gjergji Meta është një mjeshtër i modernizmit të madh, por para së gjithash ai është një person i pajisur me një ndjenjë të madhe të vëzhgimit. Analizon,vëzhgon  mendon dhe duke studiuar se çfarë e rrethon atë çdo ditë është ushtrimi i ndjekjes së vazhdueshme. Imazhet ndjekin njëri-tjetrin dhe në mendjen e tij krijojnë  filma imagjinarë nga e cila vetë mjeshtri nxjerr fotograme që bëhen më vonë  pastaj pikturat e tij. Ngjyra është punuar nivel pas niveli në një vazhdimësi të vazhdueshme që i jep kompozimeve një tre dimensionalitet të papritur. Intuita per te  bërë kaos poetik, furinë e qytetit “, bën qe  Meta bëhet një tregimtar modern i jetës, një transmetues qe refuzon fjalët për të komunikuar me anë të shenjës, reflektimeve ,turbullira te vena ne zjarr, bëjnë dimanike rrugëtimin e tij piktorik  që rrit një ‘origjinalitet intensiv ndaj shpirtit të tij, një aftësi ‘për të vëzhguar dhe për të marrë më shumë unike se e rrallë. Fuqia per te nxjerre frymëzim nga normalja  është nje  avantazh i madh qe artisti me shkathtësi përdor në favor të tij  duke nxitur aktivitetin e tij  nëpërmjet  përdorimit  jo vetëm të  ngjyrave  të vajit por edhe të materialeve të tjera atë që punon vepra  të ndryshme, por të njëjtën identitet natyral.

Sandro Serradifalco

 

 

 

La speranza dell vita  olio, 100×100 cm

 

Një shembull intensiv i  kubizmit ku perzihet stili tipik i  mjeshtrit  Gjergji Meta, që me spatula me ngjyra të ngarkuara  emocionalisht shfaq intensitet krijues, duke vënë në dukje nevojat e tij  ,  duke kanalizuar mendimet me anë të pikturës, shpreh maksimalisht unin nga këndvështrimi i tij. Në përgjithësi kompozimi me nota  harmonike lirike, tregojnë një prirje në perballje me një art poetik , i cili rishkruan me gjuhën   formale konteporane duke i dhënë drite dhe shkëlqim.

Paolo Levi

Si një kafe …ritual, ngjyrë, aromë, institucion…gjithçka vjen drejt nesh, sa përmend atë, në tavolinën çudibërëse, kuadrat dybrinjëshëm, e rrumbullakët, druri, mermeri, e qelqtë, e lartë, e shtirë, inoks, e errët, klasike, moderne, e kuqe, e bardhë, jeshile, filxhanë të bardhë me vija të kuqe, blu, të verdhë, vertikal, të gjerë e të ulët, njerëz të gjatë e të shkurtër, obezë, transparentë, me syze miopi e të zeza, firmato e fallco me shumicë, të vjetër si kafe, të bardhë, të ftohtë, seriozë, hokatarë, syzinj, kafe apo qiellor, me flokë si dallgë apo borëmali, të zinj si nata, zyrtarë, ekonomistë, politikanë, pensionistë, artistë, studentë, lypësa gjithfarësh, qytetarë, provincialë, katundarë, të huaj, çdokush që ulet aty. Askund, si aty, nuk ka debat më demokratik, të lirshëm, të heshtur, i frikshëm, gazmor, i thatë, mortor, me ngjyrë. Kur je vetëm, në heshtje, projekton vizualisht veprën tënde të ardhshme, dhe, në studio e realizon si një ekspres Italian a si një turke të avashtë, me kujtime të bukura e të hidhura, me të ardhme me dritëhije, e ngrohtë apo e hirtë, po kështu, ka qenë e do jetë kafeja, vendi që na krijon ndjesi të reja, motive pafund, vjegë për krijim ,andaj, ju ftoj të shijoni këtë ekspozitë, me kohën e një kafeje.

 

Please follow and like us: