Albspirit

Media/News/Publishing

Vlahutin: Shqipëria ka një mundësi të vërtetë dhe të menjëhershme për të ecur para drejt çeljes së negociatave

Menjëherë pas deklaratës së përbashkët së Federica Mogherini dhe Johannes Hahn, ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin “përktheu” strategjinë e BE-së për Shqipërinë në situatën aktuale politike në vend.

E pyetur nga gazetarja e Top Channel Merita Haklaj nëse në prill do të ketë një rekomandim për çelje negociatash, Vlahutin dha këtë përgjigje: “E dini që duhet të presim për rekomandimin”.

“Të kemi të njëjtën objektiv që është i njëjti për shqiptarët, që Shqipëria të bëhet shtet anëtar. Në këtë këndvështrim kam përdorur fjalinë e fundit për të thënë që na duhet më shumë përkushtim, punë dashuri për të punuar për atë objektiv që ndajmë të gjithë në Shqipëri. Të qënit të bashkuar është shumë i rëndësishëm dhe kjo duhet të jetë një gjë që nuk e harron askush”, u shpreh ambasadorja e BE.

Mesazhi sipas Vlahutin i strategjisë së sapo prezantuar në BE, është angazhimi konstruktiv në procesin demokratik.

“Le t’i kthehemi punës, le të punojmë dhe më fortë, është një pranverë i rëndësishëm për Shqipërinë le të shohim këto instrumente e mundësi të reja, t’i përdorim sa më mirë të jetë e mundur dhe të punojmë së bashku që jetën e qytetarëve shqiptarë ta bëjmë më të sigurt. Opozita të angazhohet në mënyrë konstruktive në procesin demokratik. Po aq të rëndësishme janë fuqizimi i ekonomisë dhe marrëdhëniet e mira me fqinjët dhe bashkëpunim rajonal”, theksoi Vlahutin.

“Shqipëria ka në fakt një mundësi të vërtetë dhe të menjëhershme për të ecur para drejt çeljes së negociatave. Po ashtu procesi nuk vë ndonjë kufi shpejtësie specifik për ecurinë e vendit. Sa më shumë reforma aq më shpejt do të arrini objektivin. Shqipëria ka bërë një gjë të rëndësishme që në fakt i ka marrë pjesë shumë të rëndësishme të kapitujve 23 dhe 24 që i ka bërë pjes të reformës në drejtësi. Shqipëria ka bërë mjaft punë përpara dhe ka përfituar në kohë për të ardhmen. E mbajmë foksuin te shpejtësia që të mund të arrijë vendet e tjera që janë në negocim”, u shpreh më tej ambasadorja e BE në Tiranë.

Please follow and like us: