Albspirit

Media/News/Publishing

Grubi vazhadon takimet në Washington, sot u takua me pesë kongresmenë

Kryetari i Grupit të Kuvendit për Miqësi me SHBA-në, deputeti Artan Grubi njëherit kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit, e vazhdoi vizitën e tij zyrtare në SHBA me më shumë kolegë të tij në Kongresin e SHBA-së.

Grubi realizoi takime me kongresmenët Peter Roskam, Robert Aderholht, John Ratcliffe, Keny Buck, Johne Moolenaar dhe Debbie Dingl, si dhe senatorë dhe kongresmenë tjerë.

Në të gjitha takimet, Grubi foli rreth nevojës së domosdoshme për përfshirjen aktive dhe urgjente të Uashingtonit në gjetjen e zgjidhjes konsekuente për kontestin e emrit me fqinjin tonë jugor.

Grubi theksoi se shumica parlamentare dhe qeveria reformuese kanë rezultate të dukshme dhe pothuajse të shkëlqyera në përmbushjen e obligimeve reformuese të vendit, finalizimin e pjesës normative të Marrëveshjes së Ohrit dhe e ratifikuam Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.

Pengesa jonë e vetme në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së është vetëm kontesti me Athinën dhe SHBA-ja mund të jap kontribut të çmuar në tejkalimin e dallimeve siç kanë kontribuuar vazhdimisht në momentet historike për ne dhe rajonin.

Të gjithë bashkëbiseduesit, pa përjashtim, theksuan mbështetje të madhe për Maqedoninë, gatishmëri të ndihmojnë përmes veprave konkrete, si dhe na inkurajojnë ta bëjmë hapin kryesor drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në NATO i cili do të sigurojë paqe të qëndrueshme, siguri, stabilitet dhe zhvillim ekonomik.

Maqedonia euroatlantike, me institucione të besueshme dhe reforma të realizuara ka shumë miq në Uashington.

Në fund, Grubi kërkoi nga të gjithë bashkëbiseduesit që konkretisht të ndihmojnë përmes qëndrimeve publike, letrave dhe kërkesave deri te Kabineti i Presidentit të SHBA-së e kështu me radhë, për përfshirjen më aktive të Uashingtonit në gjetjen e zgjidhjes konsekuente, me ç’rast ata u angazhuan që të ndihmojnë dhe të komunikojnë me Departamentin e Shtetit në lidhje me këtë çështje.

Please follow and like us: