Albspirit

Media/News/Publishing

Iran: Dy të burgosura politike të njohura, hyjnë në grevë urie

NCRI – Dy të burgosura politike, Atena Daemi dhe Golrokh Iraee, filluan një grevë urie të pakufizuar të shtunën, më 3 shkurt, për të protestuar kundër transferimit të tyre të paligjshëm në burgun Qarkak.

Të dy të burgosurat politike dërguan një letër duke njoftuar se i kishin dhënë dhjetë ditë autoriteteve gjyqësore për t’i kthyer ato në burgun e Evin-it.

Ato janë në grevë urie që nga e shtuna për të protestuar kundër “shkeljes së ligjit për ndarjen e krimeve dhe transferimin e paligjshëm” në burgun Qarkak.

Të dy të burgosurat politike kërcënuan se do të hynin në grevë të thatë urie dhe nuk do të pinin ujë nëse autoritetet nuk i kthenin në burgun e Evin-it në brenda javës dhe nëse nuk kthenin Soheil Arabin, një i burgosur politik, në dhomën e tij të mëparshme,.

Ndërkohë, i burgosuri politik Arash Sadeghi ka filluar një grevë urie për të protestuar ndaj “rrahjes dhe transferimit të paligjshëm” të gruas së tij, Golrokh Iraee-s dhe mikes së tyre, Atena Daemi, në burgun Qarkak në Varamin.

Përveç kësaj, Soheil Arabi ka filluar një cikël të ri të grevës së urisë për të protestuar për rrahjen dhe gjymtimin e aktivisteve civile, Atena Daemi dhe Golrokh Iraee.

Please follow and like us: