Kush është biznesmeni i plagosur dhe lidhja me fisin e njohur?
Raif Çaushllari, i riu i plagosur mbrëmjen e sotme në Elbasan, mësohet se ka lidhje familjare me fisin Çapja, pjesëtarë të së cilit kanë qenë në qendër të ‘kronikave të zeza’ në Elbasan, prej vitesh.
Plagosja është regjistruar në lagjen ‘Fushë Mbret’ orët e mbrëmjes. Dyshimet janë se ai është qëlluar teksa lëvizte. Policia njoftoi zyrtarisht se, pronar i një motoservisi të vogël në Elbasan, u plagos me një plumb pistolete, rreth orës 19.40, afër kryqezimit të Cërrikut.
Caushllari ndodhet në spitalin Rajonal jashtë rrezikut për jetën.
“Policia e Elbasanit e mbështetur nga FNSH ka ngritur menjëherë pika kontrolli dhe po krehin zona përreth ku ka ndodhur ngjarja. Janë shoqëruar disa persona që kanë parë ngjarjen dhe po punohet me intensitet me grup te posaçëm për zbardhjen e ngjarjes. Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar ne cilësinë e provës materiale armën e krimit”, njoftoi Policia.