Mbyllet mbledhja e Asamblesë, zgjidhen edhe 9 antarët e Komitetit Ekzekutiv në FSHF
Pas zgjedhjes së presidentit të FSHF-së ku triumfoi Armand Duka, radha i erdhi e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të cilët gjithashtu u zgjodhën me dy raunde. Në raundin e parë arritën të zgjidheshin 5 kandidatëme më shumë vota. Ndërkaq, nëpërmjet një votimi tjetër në raundin e dytë, ku morën pjesë 42 delegatë, u zgjodhën 4 anëtarët e tjerë të Komitetit Ekzekutiv.
5 emrat e zgjedhur në raundin e parë:
- Arben Dervishaj 42 vota
- Abdyl Kuriu 40 vota
- Bardhyl Jera 37 vota
- Lutfi Nuri 34 vota
- Vasil Bici 32 vota
4 emrat e zgjedhur në raundin e dytë:
- Enkelejd Alibeaj 29 vota
- Edvin Libohova 26 vota
- Bardhyl Minxhozi 21 vota
- Edmond Spahiu 18 vota.
Please follow and like us: