Albspirit

Media/News/Publishing

Top sekret/Bisedat e Enverit me Hrushovin

Zbardhen bisedat private mes Enver Hoxhës dhe liderit sovjetik, Nikita Hrushov.

26 dhjetor 1956

Pas kritikave të buta për gjyqet publike dhe ekzekutimet e kriminelëve politikë, Hrushovi e siguron Hoxhën për mbështetjen e BRSS për Shqipërinë, me një leksion të politikës ndërkombëtare.

Pasi Hoxha foli pak, Hrushov deklaroi: Ne i kuptojmë vështirësitë me të cilat përballet Partia e Punës së Shqipërisë, këtë e shikojmë. Kur u takova me Titon në Krime, i thashë se qëndrimi i Jugosllavisë ndaj Shqipërisë nuk është normal. Janë pak kokëfortë. Ata kritikojnë partinë shqiptare se përdor gjuhë urrejtjeje. Informacionet që ju na dhatë mbi aktivitete jugosllave në Shqipëri, në i përdorëm për t’i treguar Titos se nuk i ka ndaluar aktivitetet e spiunazhit dhe se po ndërhyn në çështjet e brendshme të Shqipërisë. Tito i refuzoi akuzat por nuk ishte shumë bindës në këtë. Jugosllavët nuk mund të pranojnë Shqipërinë si një shtet të barabartë me palët e tjera. Ne e shikojmë këtë në qëndrimin që po mbajnë ndaj partisë tuaj. Fjalimi i Titos ishte tipik, ai duket që nuk kritikon nga një pozitë e barabartë, por i lëshon ato nga pozita superiore. Unë ia thashë këtë Veljko Miçunoviç dhe me siguri ai ia ka thënë Titos. Unë i thashë: “Ju pretendoni se po ndiqni një kurs ndryshe për ndërtimin e socializmit, por përse nuk e kuptoni se dhe shqiptarët po ndjekin rrugën e tyre, të cilën po e vënë në praktikë? Pse kërkoni t’i impononi mënyrën tuaj?” Ai tha: “Çfarë është Shqipëria? Ne e kemi krijuar partinë e punës së Shqipërisë. Liderët aktualë të Shqipërisë nuk kanë arritur asgjë të vetën”. Unë i thashë: “Përse nuk e vlerësoni Shqipërinë dhe liderët e saj? Përse nuk i shihni si të barabartë?” Jugosllavët veprojnë nga një pozitë nacionaliste. Ata flasin shumë për Koçi Xoxe, të cilin e ngrenë lart si një njeri të mirë, punëtor dhe revolucionar. Unë i thashë Titos se po ndërhyjnë në punët e brendshme të Shqipërisë dhe kjo bie në kundërshtim me marrëveshjen tonë reciproke e cila thotë qartë se ne nuk ndërhyjmë në punët e brendshme të njëri-tjetrit. Përse e bëni? Tito tha se nuk po ndërhynin për momentin dhe se kishin zëvendësuar punonjësit diplomatikë. Unë i thashë se janë duke vazhduar dërgimin e spiunëve dhe se ata janë përgjegjës për Konferencën e Partisë së Tiranës. Ne po i mbrojmë dhe do të vazhdojmë të mbrojmë shokët shqiptarë, pasi ata veprojnë sipas parimeve marksiste-leniniste. Tito ishte nervozuar nga artikulli juan në gazetën ruse Pravda. Kur ai ishte këtu të jepte përshtypjen se ishte edhe me ju edhe kundër jush. Unë desha të bëja disa kritika për artikullin. E diskutuam në Byronë Politike dhe menduam se disa pjesë mund të hiqen, por ju kishit kërkuar që artikulli të publikohej pa ndryshime, kështu që ne nuk bëmë ndryshime. Jugosllavët ishin të zemëruar pasi dukej qartë që artikulli u drejtohej atyre. Duke marrë në konsideratë situatën në Hungari e Poloni, ne ramë dakord ta publikonim artikullin, pro ai mund të ishte shkruar në një mënyrë tjetër, duke mos përfshirë ofendimet. Ne nuk e kuptojmë përse vazhduat me gjyqet publike dhe ekzekutimet e atyre njerëzve në këto rrethana. Ishte e nxituar të kryheshin gjyqet në atë mënyrë. Ju e morët këtë vendim pa bërë më arë jë dush të ftohtë, por duhet të kishit bërë një dush të ftohtë më parë. Sipas pikëpamjes tonë, gjyqi ishte i dëmshëm de ekzekutimet kanë lënë një përshtypje të keqe, veçanërisht ekzekutimi i një gruaje. Vendimi mund të tërheqë më shumë kundërshtarë ndaj jush. Këtu nuk po flasim për krime ordinere por për krime politike, kështu që nuk është e nevojshme që njerëzit të dënohen me vdekje. Mund të kishit kryer gjyqin dhe të merrnit vendimin, por jo dënim me vdekje. Ju bart një gjyq publik.”

Ndërhyrja e Hoxhës

Hoxha ndërhyn duke thënë se nuk ishte gjyq publik. Por Hrushov deklaron: “Nuk bëtë një gjyq publik, por publikuat dënimin. Kjo e komplikon më shumë situatën në sytë e armiqve tuaj. Ata thonë se ju nuk kishit prova për të mbajtur një gjyq publik prandaj e bëtë me dyer të mbyllura. E mbani mend kur ne gjykuam Bagirov, megjithëse kishim prova të forta kundër tij përsëri kishte reagime. Mir Jafar Bagirov ishte bashkëpunëtor i Lavrentij Berias, vetëm ky fakt zbuti presionin dhe bëri që reaksionarët të largoheshin nga çështja. Ne e morëm atë vendim sepse jemi një vend i madh, sepse kemi një pozitë të rëndësishme ndërkombëtare dhe sepse jemi një vend i fortë. Ndërsa ju nuk jeni në pozitën tonë prandaj duhet të ishit treguar më të përmbajtur. Ne jemi plotësisht dakord me politikat dhe qëndrimin e partisë suaj, por duhet të tregoheni të përmbajtur dhe të mos nxitonin gjykime. Mos i jepni armiqve tuaj arsye për të vazhduar luftën kundër jush dhe partisë. Ne ju mbështesim dhe Shqipëria i përket kampit socialist prandaj dhe qëllimet tuaja duhet të jenë të tilla që ne t’i mbështesim plotësisht. Në lidhje me jugosllavët, ne do të vazhdojmë me pozitën e diskutuar në plenium, që do të thotë se do të ruajmë marrëdhëniet ekonomike dhe disa marrëdhënie partiake me ta, por do të vazhdojmë betejën ideologjike. Paqja është prishur tashmë.

Vijimi i ngjarjeve

Si do të vazhdojnë ngjarjet nga këtu? Sigurisht që për momentin mosmarrëveshjet me Jugosllavinë nuk do të zhduken. Opinioni im personal është se Tito dhe Rankoviç janë ndryshe nga të tjerët. Ia kam thënë këtë dhe Miçunoviç, i kam thënë se ata të dy duam marrëdhënie të mira me ne, kurse njerëz si Kardelj, Popoviç de Todoroviç janë të këqij. Ndërsa Tempo është një person i paqëndrueshëm në politikë, është si një dem në dyqan qelqurinash. Jugosllavët kanë frikë se ne ndërpresim lidhjet ekonomike. Delegacioni i tyre duhet të ishte këtu në nëntor për të diskutuar marrëveshjet ekonomike por ne u thanë se nuk është koha e duhur kështu që të vijnë më vonë, në një kohë më të përshtatshme. Tani që ne u thamë të vinin ata janë shumë të lumtur. Kuptohet qartë që ne do të ruajmë marrëdhëniet ekonomike me ta pasi ashtu si me çdo vend tjetër kemi interesa tregtare. Ne marrim nga ata ato çka kemi nevojë, ndërsa ata blejnë materiale për të cilat ne nuk kemi nevojë. Jo si më parë, kur ne u blinim dhe gjëra që nuk na nevojiteshin, vetëm për t’i ndihmuar. Për shembull ne u blinim verë, duhan, fruta e gjëra të tjera. Tani këto i blejmë tjetër kund, ose nëse nuk i gjejmë nuk i blejmë fare. Këto gjëra po jua them në konfidencë. Ne gjithashtu do të rishikojmë marrëveshjet që kemi nënshkruar me ta për ndërtimin e fabrikave në Jugosllavi. Kemi përgatitur një letër që do t’ua dërgojmë sapo ta miratojë Byroja Politike. Në të ne u themi të shtyjmë zbatimin e marrëveshjeve pasi një delegacion do ta diskutojë çështjen me popullin. Sigurisht që atyre nuk do u pëlqejë, ata do të thonë se po kthehemi në vitin 1948, por kjo është puna e tyre. Ne nuk mund të ofrojmë kredi për një vend duke dëmtuar popullin tonë, veçanërisht kur është një vend që ka diskredituar Bashkimin Sovjetik. Nëse kafshon dorën që të ushqen, ne nuk të ushqejmë më, ha nga tasi jot, nuk të lë të marrësh nga e imja.

Këto gjëra e bëjnë më të fortë politikën tonë. Ata do të na akuzojnë duke thënë se kërkojmë të vendosim kushte politike mbi ta. Prej kohësh tashmë ne u kemi thënë se duhet të ketë solidaritet mes vendeve socialiste, por ata nuk duan ta praktikojnë solidaritetin. Ne u kemi thënë se kjo i ndihmon ata në marrjen e kredive, por nëse dëshirojnë mund t’i marrin nga Shtetet e Bashkuara, u kemi thënë se kjo situatë nuk është e mirë.

Por përkeqësimi i situatës ka dhe një rezultat të mirë. Me këtë dua të them se nëse përpara kishim mosmarrëveshje për disa çështje, ne heshtnim kurse shtypi i tyre publikonte lloj-lloj artikujsh agresivë. Tani ne mund të flasim në shtypin tonë duke përmendur të gjitha marrëveshjet e dokumentuara që njerëzit ta kuptojnë më mirë pozitën tonë. Bazuar në këtë, forcat socialiste rriten në unitet ndërsa linja jugosllave ekspozohet publikisht.

Kemi përgatitur në reagim të gjatë ndaj letrës së Titos dhe do t’ua tregojmë edhe juve. Letra ekspozon linjën e tyre oportuniste. Qëndrimi ynë ndaj Jugosllavisë është vazhdimi i betejës ideologjike dhe i polemikave, pa arritur në ofendime. Ne do të përfshihemi në polemika në mënyrë që njerëzit e zakonshëm të na kuptojnë, por nuk do të ofendojmë duke i quajtur ‘spiunë’ apo epitete të tjera, ose të harxhojmë frymën tone me gjëra që populli nuk i kupton. Kjo vetëm i ndihmon ata, ashtu si në kohën kur askush në Jugosllavi nuk e besonte akuzën se Tito ishte në spiun. Kjo lloj propagande atëherë e ndihmoi Titon në konfliktin me ne, duke i shtuar mbështetjen e brendshme. Prandaj nuk duhet të arrijmë në ofendime. Situata vendet e demokracive të popullit nuk është e mirë (ai përmend të gjitha vendet socialiste përveç Rumanisë). Edhe në Kinë situata nuk është e mirë. Në Poloni forcat reaksionare po mobilizohen, Gomulka po përballet me një situatë të vështirë. Gjërat që publikohen në shtypin polak nuk reflektojnë pozitën e Komitetit Qendror, dhe janë kundra Gomulkës. Por mendojnë se gjërat po shkojnë drejt një pozite më të fortë për partinë, klasën punëtore dhe Gomulkën. Çu En Lai do të vijë këtu për një vizitë dhe do të shkojë dhe në Poloni. Kjo do ta ndihmojë Gomulkën. Menduam se ishte më mirë të fliste një kinez në mbrojtje të Gomulkës sesa të flisnim ne, pasi forcat reaksionare janë mobilizuar kundër nesh. Gjërat po përmirësohen në Hungari. Tashmë varet nga (Janos) Kadar dhe shokët e tij që të mos tërhiqen elemente nga partitë borgjeze në qeveri. Është koha të shkatërrojmë kundër-revolucionin, të forcojmë partinë dhe më pas të vendosim se kush do të bashoket me qeverinë, në mënyrë që partitë e tjera të kuptojnë që nuk mund të arrijnë në qeveri.

Sqarime

Veljko Micunoviç është ambasadori jugosllav në Moskë. Dënimet me vdekje i referohen gjyqeve të Liri Gegës, Dali Ndreu (i shoqi) dhe Peter Bulatoviç një muaj më parë. Gega ka qenë anëtare e Byrosë Politike që në 1944 por ishte përjashtuar nga partia dhe përsëri ka refuzuar linjën e partisë në kohën e çështjes së Koçi Xoxes. Thuhet se ajo ishte shtatzënë në kohën e ekzekutimit, një fakt që më vonë Hrushovi përdori për të denoncuar publikisht Hoxhën si një stalinist të papenduar. Mir Jafar Bagirov ishte kreu i republikës sovjetike të Azerbajxhanit, i cili u shkarkua, u arrestua dhe u dënua me vdekje në 1956 si bashkëpunëtor i ish-kreut të Sigurisë Lavrenti Beria.

Please follow and like us: