Albspirit

Media/News/Publishing

Turqia ekstradon ish- truprojën e Sali Berishës

Ish-truproja Sali Berishës, Izet Haxhia do të ekstradohet nga Turqia drejt Shqipërisë. Një vendim të tillë e ka marrë Gjykata e Lartë në Turqi. Lajmi është konfirmuar nga vetë Izet Haxhia për Shqiptarja.com. Izet Haxhia është dënuar nga gjykata shqiptare me burgim të përjetshëm lidhur me vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari. Tani mbetet për t’u parë se kur do të zbatohet ky vendim. Izet Haxhia, ka qene aktiv ne rrjete sociale, duke bërë herë pas here akuza ne drejtim te ish kryeministrit Berisha.

Please follow and like us: