Ylli Manjani: Ende shpresoj që BE të pranojë të çelen negociatat për anëtarësim
Ende shpresoj që disi, BE të pranojë të çelen negociatat për anëtarësim!
Pavarësisht se:
-qeverisemi keq dhe shumë keq!
– konsumojmë vetëm propagandë duke injoruar realitetin,
– dyndëm veten dhe Europën me drogë,
– asnjë trafikant ende nuk është ndëshkuar,
– drejtësia është e gjitha në duart e Kryeministrit,
– asnjë zyrtar në detyrë nuk ndëshkohet, megjithëse kapet në krim,
– liritë themelore janë në rriskun më të lartë të mundshëm,
– paligjshmëria është ligji i vetëm që sundon në vend,
– shteti është zhytur në borxhin më të lartë të mundshëm,
– ekonomia legale mbytet e gjitha nga i formaliteti,
– tregjet dominohen nga forca e shtetit dhe ekonomise informale dhe jo nga konkurrenca e ndershme,
– polarizimi social ka shkuar në ekstrem,
– politika është në ditën e vet më të keqe,
– administrata publike është shndërruar në tepsi Turke,
– investimet perendimore largohen për tu zëvendësuar me investime Turke e Ruse,
Prap them se disi Europa duhet të na monitorojë! Vetëm kaq, të na monitorojë dhe të na vendosë kushte!
Pa Europën jemi të humbur të gjithë…
Seriozisht shpresoj ende!