Albspirit

Media/News/Publishing

Zyrtari i lartë i burgjeve pranon se gjatë protestave janë arrestuar më shumë se 5.000 vetë, duke përfshirë 1400 gra

Regjimi iranian organizoi një vizitë spektakël në burgun e Evinit më 30 janar, të një numri parlamentarësh të regjimit, për të mbuluar turpin e krimeve të tyre kundër të burgosurve të kryengritjes. Kjo shfaqje u zhvillua ndërkohë që pas vrasjes së Khaled Qaisarit nën tortura në Burgun e Kermanshah, numri i atyre që janë martirizuar nën torturë arrin të paktën në 12.

Njëmbëdhjetë deputetë të Parlamentit, pas tre javësh planifikimi, përgatitje dhe shtyrje, më në fund u dërguan në Burgun e Evinit më 30 janar. Megjithëse këtij delegacioni të përzgjedhur i ishte ndaluar të fliste lirshëm për vëzhgimet e kryera, disa prej tyre nxorrën në dritë skuta të reja të krimeve të regjimit ndaj të burgosurve të kryengritjes së janarit.

Alireza Rahimi, anëtare e Komitetit të Sigurisë Kombëtare dhe Politikës së Jashtme të regjimit, të premten më 2 shkurt, citoi drejtorin e Organizatës së Burgjeve, Asghar Jahangir, të thoshte: “Numri i përgjithshëm i të burgosurve në ngjarjet e janarit ishte 4972. 73.94% prej tyre ishin burra dhe 27.5% ishin gra, 438 persona janë ende në paraburgim. Përveç këtyre, 55 persona janë arrestuar në Ministrinë e Inteligjencës (Ilna News Agency – 2 shkurt).

Kështu, sipas kreut të Organizatës së Burgjeve të regjimit, gjatë kryengritjes në janar, gati 1,400 gra u arrestuan dhe u dërguan në burgje dhe dhomat e torturës të regjimit.

Nuk ka nevojë të sqarohet se shifra aktuale e personave të arrestuar dhe të ndaluar është shumë më e lartë; nga njëra anë, kreu i Organizatës së Burgjeve përpiqet ta paraqesë numrin e arrestimeve shumë më të ulët se realiteti; nga ana tjetër, shumë burgje, qendra të paraburgimit, shtëpi sekrete dhe të siguruara që i përkasin Ministrisë së Inteligjencës, Trupave të Gardës Revolucionare, inteligjencës së IRGC-së dhe forcave të tjera represive nuk janë nën kontrollin e Organizatës së Burgjeve dhe Jahangir nuk i përmend ato.

Please follow and like us: