Altin Hazizaj: Kuvendi dhe deputetët po prodhojnë skandale të frikshme
Anëtari i shoqërisë civile që u përjashtua nga shorti për të qenë kandidat për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësorë, Altin Hazizaj ka reaguar lidhur me përjashtimi ne tij.
“Nuk ia vlen me bo si gorre per kete punen e KLGJ-se, por Kuvendi dhe deputetet cdo dite prodhojne nga nje skandal te frikshem te shkeljes se ligjit! Ka dy jave qe kerkoj te me vihet ne dispozicion vendimi i firmosur i perjashtimit tim nga KLGJ. Qofte edhe per efekt dokumentar (jo thjesht te te drejtes) vendimi duhet te jepet i firmosur nga ata qe e morren. SOT marr pergjigjen nga Kuvendi i Shqiperise (organi me i larte i ligjeve!) ku konsiderohet si vendim perjashtimi Proces-verbali i mbledhjes! Tani ose kam rrjedhur une si jurist, por nuk ka institucion ne bote qe te marr nje vendim, por te mos e hedhe ate ne leter, ta formose e te njoftoje personin per te! Kjo eshte si me te njoftu akuzen prokuroria psh, por vendimin te ta japin me goje dhe te te thone “shiko se ne mbledhjen qe beme per kete qellim vendosem edhe kete gje!” ? Institucioni kryesor ligjvenes ne kete shtet nuk mund te veproje me llafe ? po vetem me vendime! Per te qeshur e per te qare!”,-shkruan Hazizaj në reagimin e tij.