Albspirit

Media/News/Publishing

Kuvendi rrëzon rezolutën e PD për “Jerusalemin”

Kuvendi ka rrëzuar rezolutën e opozitës për çështjen e Jerusalemit, duke miratuar rezolutën e Partisë Socialiste që mbron qëndrimin e Shqipërisë në votimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Projekt rezoluta e PD-së u rrëzua me 73 vota kundër, 11 pro. Po me 73 vota u miratua edhe rezoluta e PS-së. PDIU ka votuar pro rezolutës së Partisë Socialiste dhe kundër asaj të PD-së.

Shqipëria votoi kundër qëndrimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.

Rezoluta shkaktoi debate gjatë ditës në Kuvend. Berisha deklaron se vota në OKB ishte kundër interesit shqiptar.

Please follow and like us: