Miratohet lista përfundimtare për KLP dhe KLGJ
Kuvendi ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës anëtarët për KLP dhe KLGJ, ndërsa deputetët e Partisë Demokratike nuk ka votuar.
Në këtë mënyrë Kuvendi ka miratuar listën finale për KLP dhe KLGJ, në votimin e tretë, ndërsa sipas Kushtetutës miratimi bëhej me votim të thjeshtë.
Për anëtarët e KLGJ-së kanë votuar pro 72 deputetë, 1 kundër dhe 1 abstenim. Ndërsa për KLP-në, pro kanë votuar 71 deputetë, 2 kundër dhe 1 abstenim.
Në këtë mënyrë duket se edhe vetë deputetët socialistë nuk kanë votuar në unison kundrejt listës së paraqitur, pasi PS ka 74 mandate në Kuvend.
Anëtarët për KLP dhe KLGJ u përzgjodhën përmes goglave, pasi asnjë prej tyre nuk arriti të merrte mbështetjen e 4 anëtarëve të komisionit ad-hoc.
Kur asnjë prej kandidatëve nuk arriti të merrte katër vota nga anëtarët e nënkomisionit Ad-Hoc, goglat përzgjodhën edhe listat e kandidatëve, që u janë përcjellë Kuvendit dhe u miratuan këtë të enjte në seancë.
Ky ishte votimi i tretë, që Parlamenti bëri për anëtarët e KLP-së dhe KLGJ-së, pasi dy raundet e para dështuan sepse ishin të nevojshme 94 vota.
Lista finale për KLGJ e KLP
Këshilli i Lartë Gjyqësor
(Avokatët)
Fatmira Luli
Alban Toro
(Pedagogët)
Maksim Qoku
Erion Muharremaj
(Shoq. Civile)
Naurela Llagami
Këshilli i Lartë i Prokurorisë
(Avokatët)
Tartar Bazaj
Nurihan Seiti (Metaj)
(Pedagogët)
Gent Ibrahimi
Sandër Beci
(Shoq. Civile)
Alfred Balla