Pavlopulos reagon “flakë për flakë” ndaj homologut Meta
Presidenti grek Prokopis Pavlopulos nuk heq dorë nga deklaratat e forta për çështjen çame. Pas kërcënimit pak ditë më parë, ai është shprehur sot sërish se, Shqipëria po bën një gabim të madh duke rrezikuar të ardhmen në BE.
“Udhëheqja shqiptare bën gabim të madh që mbështet të drejtat e disave që ishin bashkëpunëtorë të nazistëve. Nuk mund të kesh aspirata europiane dhe të kërkosh të drejtat e bashkëpunëtorëve të nazistëve. Kur Tirana të ketë një qëndrim tjetër, atëherë Greqia është këtu ta ndihmojë vendin fqinj për në BE”, ka deklaruar ai.
Please follow and like us: