Albspirit

Media/News/Publishing

Personaliteti seksual sipas shenjave të Horoskopit

DASHI

Shpirti binjak: Dikush që ka shumë vetëbesim

Dashi është agresiv, aktiv dhe shumë energjik çka i pëlqen ta jetojë jetën në gjithë shpejtësinë e saj. Nuk pëlqejnë të presin, ndaj duan një partner që arrin të jetë krah tyre në të mirë e në të keq e në të gjithë dinamizmin e jetës që ata bëjnë. Një partner që nuk ka frikë nga risqet do të ishte perfekt për juve.

Në horoskop ju do të shkonit me: Dashin, Luanin, Shigjetarin, Binjakët, Ujorin.

DEMI

Shpirti binjak: Dikush që është shumë besnik

Nëse Demat kanë një person shumë besnik pranë tyre, do të qëndronin me këtë person edhe gjithë jetën pa problem fare. Kjo sepse edhe ata janë shumë të dhënë dhe të vendosur ndaj vendimeve që marrin. Gjithashtu Demat do të pëlqenin shumë gjestet romantike të partnerit sepse duan që vetëm ata të ndihen special në këtë botë.

Në horoskop ju do të shkonit me: Gaforrja, Bricjapi, Virgjëresha dhe Peshqit.

BINJAKËT

Shpirti binjak: Dikush i mençur dhe me sens shumë të mirë humori

Binjakët mund të jenë shumë përzgjedhës kur vjen fjala tek shpirti binjak dhe janë nga të paktët persona të zodiakut të cilët duan që të gjejnë edhe shpirtin binjak edhe mikun e ngushtë në të njëjtin person. Dikush perfekt për Binjakët do të ishte një njeri me humor, i zgjuar dhe që të frymëzon. Gjithashtu Binjakët kërkojnë dikë ndryshe nga ata sepse ju duket më interesante dhe sfiduese kur të kundërtat tërhiqen.

Në horoskop ju do të shkonit me: Luanin, Peshoren, Dashin, Ujorin.

GAFORRJA

Shpirti binjak: Një person i mirë në shpirt dhe të jetë shumë empatik

Gaforret kanë zemër të madhe ndaj dhe kanë shumë dashuri për të shpërndarë. Por nëse ata ju zgjedhin si partnerin e tyre, dijeni që për ju nis një sfidë sepse jo vetëm duhet të merrni nga kjo marrëdhënie por edhe të jepni shumë nga vetja. Gaforret duan të dalin me dikë inteligjent që ju bën të ndiheni special dhe shumë të dashuruar. Ju jeni egoistë ndaj dhe doni që partneri juaj të jetë mjaft i kujdesshëm ndaj jush.

Në horoskop ju do të shkonit mirë me: Akrepin, Demin, Peshqit dhe Virgjëreshën.

 

LUANI

Shpirti binjak: Një person me shumë vetëbesim dhe që është misterioz në të njëjtën kohë.

Të gjithë personat që i përkasin shenjës së Luanit kanë nevojë për një person i cili e dashuron aventurën dhe i bën ata që të kenë gjithë kohës interes, çka do të thotë se partneri nuk duhet t’jua sigurojë asnjëherë se ata janë besnikë “100%” (edhe nëse ata janë, pak rëndësi ka kjo). Luanët janë me shumë vetëbesim dhe persona të cilët janë mjaft krenarë ndaj dhe nuk do të donin që të kishin dikë që i fuste ata në hije dhe ju hiqte vëmendjen që tashmë kanë fituar nga shoqëria.

Në horoskop ju do të shkonit mirë me: Binjakët, Peshoren, Shigjetarin dhe Dashin.

VIRGJËRESHA

Shpirti binjak: Dikush ambicioz dhe plotësisht i devotshëm ndaj jush

Virgjëresha është shumë kërkuese në të gjitha aspektet e sidomos tek dashuria. Ata e kanë shumë por shumë të vështirë që të gjejnë një shpirt binjak por ama kur e gjejnë bien kokë e këmbë. Ata duan dikë që të jetë ambicioz, i vendosur dhe tërësisht i fokusuar tek marrëdhënia e tyre.

Në horoskop ju do të shkonit mirë me: Akrepi, Bricjapi, Gaforrja dhe Demi

PESHORJA

Shpirti binjak: Dikush që duket bukur, ka besim tek vetja dhe është mjaft i zgjuar

Peshoret kanë standarde të larta kur vjen fjala tek dashuria. Ata i kanë shumë qejf personat që duken bukur sepse për ta pamja është shumë e rëndësishme. Personi ideal për ta është dikush që di të tërheqë, me besim tek vetja dhe të guximshëm.

Në horoskop ju do të shkonit mirë me: Binjakët, Ujorin, Shigjetarin dhe Luanin

AKREPI

Shpirti binjak: Një person shumë pasionant që mund t’i sfidojë

Dashuria e Akrepit është shumë e thellë, intense dhe pa kushte. Por ama Akrepët duan dikë që mund ti sfidojë ata dhe natyrën e tyre disi të çuditshme. Një person tipik për ta do të kishte shumë imagjinatë, dikush që mendon dhe ndjen shumë thellë e që ka qejf të bisedojë edhe për yjet edhe për seksin.

Në horoskop ju do të shkonit mirë me: Peshqit, Virgjëreshën, Bricjapin, Gaforren.

SHIGJETARI

Shpirti binjak: Dikush që është shumë mendja hapur, shpirt i lirë dhe nuk do të donte t’ju ndryshonte

Shigjetarët e dashurojnë lirinë dhe pavarësinë e tyre ndaj dhe nuk duan dikë që është posesiv dhe i fiksuar mbas tyre. Partneri i tyre ideal do të ishte dikush që bën humor dhe ka një mendim shumë të hapur për botën dhe jetën në përgjithësi. Gjithashtu do të donin dikë që i rrit dhe i pjek ata pasi duan gjithë kohës të mbeten të rinj në moshë, ama duan dikë t’i çojë me këmbë në tokë gjithsesi.

Në horoskop ju do të shkonit mirë me: Luanin, Ujorin, Dashin, Peshoren

 

BRICJAPI

Shpirti binjak: Dikush elegant, me stil dhe që është besnik deri në fund

Bricjapët nuk e kanë problem të të shkojnë nga prapa kur vjen fjala tek dashuria, sidomos tek ajo e vërteta ama kur e bëjnë këtë, dijeni se jeni në rrjetën e tyre e s’mund të dilni prej aty. Partneri ideal për Bricjapin do të ishte mjaft elegant, stil dhe krenar për veten.

Në horoskop ju do të shkonit mirë me: Peshqit, Demin, Virgjëreshën, Akrepin

UJORI

Shpirti binjak: Dikush i cili është i devotshëm dhe ka një personalitet të qetë

Perfekt për Ujorin do të ishte dikush që është i qetë, ka qejf të eksplorojë dhe të udhëtojë. Nëse ju i bëni Ujorët të qeshin, ju mund t’i bëni të bëjnë ç’të doni juve. Gjithashtu një bonus do të ishte nëse janë shefa të mirë kuzhine sepse Ujori ka shumë qejf të provojë ushqime të reja.

Në horoskop ju do të shkonit mirë me: Peshorja, Dashi, Binjakët, Shigjetari

PESHQIT

Shpirti binjak: Dikush që ka besim tek vetja dhe është kreativ

Peshqit kanë botën e tyre dhe nuk para e marrin botën shumë seriozisht. Personi që do të ishte ideal për ta do të ishte me shumë vetëbesim, i egër por kreativ në të njëjtën kohë dhe gjithashtu me dhuntinë për të qenë mendimtarë të mirë. Mbi të gjitha, ata duan dikë që mund të komunikojnë me ta si për gjëra të lehta ashtu edhe për tema mjaft filozofike.

Në horoskop ju do të shkonit mirë me: Gaforren, Akrepin, Virgjëreshën dhe Demin.

Please follow and like us: