Albspirit

Media/News/Publishing

Soros mbështet fushatën kundër daljes së Britanisë nga BE

Investitori miliarder dhe filantropisti George Soros është duke nxitur me mbështetjen e tij një “plan të fshehtë” për të kundërshtuar Brexit, në mënyrë që të shmanget dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian. Zbulimi është bërë publik nga mediat britanike në një një artikull ekskluziv. Soros mbështet grupin “Best for Britain”, i cili planifikon këtë muaj një fushatë propaganduese kombëtare që synon mbajten e një referendumi të dytë të Brexit dhe dobesimin e kryeministres britanike Theresa May.

Miliarderi filantropist Xhorxh Soros po mbështet një plan që kundërshton daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga blloku Europian.

Zbulimi është raportuar së fundmi nga e përditshmja britanike “The Telegraph” e cila në shkrimin e saj nënvizon se një grup i cili përkrahet fuqishëm nga Soros po planifikon zhvillimin e një fushate propaganduese, e cila synon dobësimin e krymeministres Theresa May dhe mbajtjen e një referendumi të dytë për Brexit.

Gazeta shkruan më tej se grupi i quajtur “Best for Britain” po planifikon fillimin e fushatës kombëtare gjatë këtij muaji dhe po përpiqet të rekrutojë donatorë të mëdhenj siç është edhe Soros, për të çuar në zbehjen e pushtetit të kryeministres britanike May.

Përveç kësaj, iniciativa e fushatës synon të bindë edhe parlamentarët anglezë, që të votojnë kundër marrëveshjes përfundimtare të Brexit, e cila do të arrihet me Brukselin.

Në artikullin eksluziv, “The Telegraph” citon dokumnetin mbi strategjinë e fushatës, i cili është bazuar pas takimeve te grupi anti-Brexit të vetëquajtur “The Bestt for Britain”.

Në kuadër të këtyre përpjekjeve dhe anketimeve të ndryshme duket qartazi se britanikët nuk dëshirojnë më të dalin nga blloku europian, por unioni ka paralajmëruar edhe më herët se procesi i Brexit është i pakthyeshëm.

Data përfundimtare e daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga blloku europian do të jetë në mars të 2019./orenews/

Please follow and like us: