Ambasada e SHBA mirëpret pezullimin e tre gjyqtareve te Apelit Durrës
Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu, ka reaguar në lidhje me vendimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili sot pezulloi nga detyra 3 gjyqtarë të Gjykatës së Apelit të Durrësit Petraq Dhimitrin, Kliton Spahiun dhe Petrit Çenon.
“Ambasada e SHBA mirëpret pezullimin e tre gjyqtareve te Gjykatës se Apelit Durrës, përfshi kryegjyqtarin, ndërkohë që janë marrë të pandehur për korrupsion të rëndë.
Shtetet e Bashkuara mbështesin hetime dhe ndjekje penale serioze për krimin e organizuar dhe korrupsionin.
Gjyqtarët e pandehur për korrupsion duhet të pezullohen ndërkohë që presin gjyqin”, thihet nga ambasada e SHBA.
Please follow and like us: