Albspirit

Media/News/Publishing

Ardit Gjebrea: Si i shpëtova Sigurimit të Shtetit?

Ardit Gjebrea, para do kohe, ka ndarë me fansat në Fb,  hisorinë me shokun e tij që e shpëtoi nga Sigurimi i Shtetit. Ishte vetëm 16 vjeç kur shikonte televizionet italiane, e konkretisht kanalin TV, e më pas i tregonte në shkollë ato që kishte parë dhe dëgjuar. Por surpriza do i vinte një ditë, kur shoku i ngushtë e përcjell në shtëpi dhe e paralajmëron. Ja çfarë shkruan ai për atë ditë, duke rikujtuar kështu shokun që nuk është më:

“Dikur, ne vitet ’80 e vetmja dritare me ajer ndryshe per shqiptaret, ishte televizioni italian. Fshehurazi, me antena punedore, shihej “me miza” (sic i thonin dikur) kanali TV qe te mbushte me muzike, sport, filma etj.
I prirur nga muzika, kur mbaronte San Remo, te nesermen ne shkollen e mesme, sapo filluar, komentoja me pasion c’kisha pare ne TV dhe riprodhoja kenget qe mbaja mend.

Keshtu kaloi pak kohe dhe nje dite, nje shok i shkolles, me terhoqi menjane e me thote: “Eja te te percjell ne shtepi”.
Ishim vetem 16 vjec kur nisi te me thote: “Te lutem mos komento më per TV italian, te lutem mbylle gojen se po më merr ne qafe”.
U cudita, pasi ishte nje nder shoket e mi te mire. Po nuk e la cudine time te pakej kur shpertheu: “Une nuk kam faj, por me detyruan te firmos dhe jam bashkepunetor i sigurimit te shtetit”.
Filloi te me tregoje se si e kishin detyruar ne rruge te ndiqte dike, e kishin futur ne nje shtepi perdhese dhe me detyrim, duke qene se Partia kish nevoje per informata te njerezve qe nuk e donin, ai duhej te raportonte cdo muaj, per njerezit qe propagandonin kunder regjimit.

Nuk i besoja vesheve!
Nuk fola. Qe nga ajo dite “artisti” (keshtu e kish pseudonimin) me tregonte se si te pakenaqur nga raportet e tij, e kishin edhe rrahur keq, sepse nuk i spiunonte shoket. Dhe ishte nje djale shume i mire vertete.
Nuk i beri asnjehere kujt keq, por me nderrimin e sistemeve, ajo firme adoleshenti e beri gjithsesi te ndihej keq dhe iku. Iku jashte vendit, sepse nuk duronte dot turpin dhe bente cdo lloj pune per te mbajtur familjen e tij.

Mora nje lajm te hidhur… “Artisti” na ka lene… pa u bere dot kurre artisti qe enderronte, për të na lënë ne të vijonim rrugen, sepse mund të na kish bere gjemen dhe kush e di ku mund te ishim me kenget italiane qe kendonim atehere, si shume e shume te tjere.

Dhe teksa po bekoja shpirtin e tij sot, mendova gjithe ata “te zellshem” qe ne ate kohe derguan sa e sa neper burgje apo ne internim per agjitacion e propagande dhe sot, pa i vrare ndergjegjja, duke ditur qe dosjet nuk do hapen ndonjehere, kush e di ku i kemi?! Ne ndonje vend pellumbash, ku prape ndoshta bejne keq, ne ndonje biznes privat ku me njohjet e tyre bllokojne te tjeret me konkurence te pandershme, ne ndonje auditor ku japin leksione edhe morali etj, etj, etj.
Dhe ata jane te sigurte nen ombrellen e jo moralit dhe mos guximit te sistemit qe dosjet nuk i hap, por edhe mund t’i kene zhdukur nga frika e ndonje kasaphane kolektive. Kush e di ku e kane gjetur pasqyren magjike qe “mbron” ndergjegjen inekzistente!

“Artisti” iku ne paqe me veten dhe me ne, per te lene pas sa e sa firma qe si kucedra ende jetojne me panginjen e te keqes.
Paqe aty ku je, miku im i mire!”, shkruan Gjebrea në Fb.

Please follow and like us: