Albspirit

Media/News/Publishing

Dorëhiqet Halimi, por Qevani nuk pranon mandatin e deputetit

Juvina Qevani është personi të cilit i takon mandati i ish-deputetit të PD-së, Eduart Halimi pas dorëheqjes së këtij të fundit për arsye personale. E kontaktuar nga Opinion.al, Qevani ka deklaruar se nuk do t’a pranojë mandatin e deputetit edhe nëse ia jep KQZ.

Ajo theksoi se do të shkëputet për një kohë të gjatë, pasi ka fëmijën me probleme shëndetësore dhe i duhet të largohet jashtë vendit për t’i ofruar një mjekim të specializuar.

Juvina Qevani u listua e 6 në qarkun e Beratit ku PD mori vetëm 1 deputet. Por demokratet nuk zbatuan detyrimin e kodit zgjedhor për të vendosur 1 zonjë në 3 pozicione në listë dhe për këtë arsye u gjobitën nga KQZ.

Sipas kodit zgjedhor në një qark ku në forcë politike ka gjobë, deputetët meshkuj zëvendësohen me femrat.

Jani aktualisht mban postin e drejtueses së departamentit të punësimit dhe çështjeve sociale në PD në Berat.

Please follow and like us: