Albspirit

Media/News/Publishing

Dua Lipa, nxënësja e dobët që nuk u pranua në korin e shkollës

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa ka dhënë një interviste për prestigjiozen italiane, Corriere della Sera. Ajo ka treguar për jetën e vet, duke rrëfyer se nuk u pranua nga kori i shkollës sepse nuk mund të arrinte dot nota të larta. “Nuk kalova dot provimin se nuk kisha nota të mira. Nëse do ta takoja sot atë mësues, nuk do të kisha asgjë për t’i thënë. Më frymëzon ajo që bëj dhe jam e lumtur që nuk u dorëzova, pavarësisht fjalëve të tij”, ka treguar 21-vjeçarja. Dhe ndërkohë që thotë këto fjalë duket e qeshur nuk ka asnjë lloj mërie në fjalët e saj, shkruan Corriere della Sera. Gjatë intervistës, ajo është pyetur se cili është motivimi i saj, ndërsa përgjigja ishte: “Të mos heqësh asnjëherë dorë nga ëndrrat, pavarësisht pengesave”. Vendosmëria e saj ia ka vlejtur, pasi 21-vjeçarja me origjinë kosovare, ka arritur më shumë se 10 milionë klikime  në YouTube. Dhe tashmë ka të njëjtin menaxher që ka edhe këngëtarja Lana Del Rey.

Please follow and like us: