Duka – Sokol Ballës: Ndryshove mendim sapo ndryshove TV
Kreu i sapozgjedhur për një mandat të pestë në FSHF, Armand Duka ka folur në studion e “Real Story” të Sokol Ballës në Vizion +. Duka tha se nuk e sheh fitoren si një sukses politik.
“Absolutisht që nuk kam asnjë ambicie politike. E kam parë si garë sportive, si garë alternativash për të drejtuar. U politizua për vetë faktin se Bashkimi përveçse ishte eksponent i lartë i një partie dhe që mund të kishte hyrë ndryshe. Mund të hynte zhveshur në garë. Nëse do të zhvishej, gara mund t’i afrohej sportivitetit” – tha Duka.
I pyetur nëse është në konflikti interesi për të drejtën televizive të transmetimit të Superiores që e ka Digitalb, nuk la pa e thumbuar drejtuesin e emisionit që prej pak kohësh ka kaluar nga Top CH në Vizion Plus.
“Më vjen keq, që sa ndërroni studiot ndërroni edhe mendimin (qesh). Ne bëjmë më të mirën për futbollin dhe të ardhmen e federatës. Për momentin është një paketë tjetër që e transmeton dhe nesër mund të jetë edhe kjo. Duhet të ketë sa më shumë të ardhura dhe deri tani pasqyrimi s’ka qenë i keq” – tha Duka.