Albspirit

Media/News/Publishing

Eurovizion 2018 do të ketë pjesëmarrës dy këngëtarë shqiptarë

Eurovizion 2018 do të ketë pjesëmarrës dy këngëtarë  shqiptarë. Eugent Bushpepa do përfaqësojë Shqipërinë, ndërsa këngëtarja Eleni Fureira do të përfaqësojë Qipron. Fureira u shpall sivjet mbretëresha e POP-it në Greqi, falë arritjeve të shumta në sferën e kësaj muzike. Por, duket se këngëtares së famshme qipriote, Eva Kiriaku, njëkohësisht e dashura e kryetarit të ElAM (Agimi i artë në Qipro), nuk i ka pëlqyer aspak zgjedhja e shqiptares, pasi deklaroi se “do ishte mire që Fureira të përfaqësonte atdheun e saj, Shqipërinë”.

Please follow and like us: