Albspirit

Media/News/Publishing

Gjykata rrëzon urdhrin e Çakos për pezullimin e liçensave të Balilajve

Gjykata Administrative ka rrëzuar urdhrin e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako i cili vendosi heqjen e licencave për 4 shoqëritë e ruajtjes fizike, në pronësi të vëllezërve të Klement Balilit.

Sipas dokumentet që disponon Gazeta Shqiptare, në argumentet e Gjykatës Administrative është marrë parasysh dëmi që u shkaktohet shoqërive dhe dalja e papunë e rreth 360 punonjësve të këtyre kompanive.

Akoma më tepër, kjo gjykatë arsyeton se institucionet shtetërore që kanë lidhur kontrata me këto shoqëri të sigurisë dhe ruajtjes fizike, mbeten pa marrë shërbimin.

Ish-drejtori i policisë kërkoi pezullim në 17 dhjetor të 2017, pasi familjarët të ashtuquajturit “Escobar i Ballkanit” ishin nën hetim pasuror, sipas ligjit antimafia. Me këto polici private, Balilët kanë përfituar në 3 vitet e fundit mbi 850 mijë dollarë në tendera publikë./gsh.al/

Please follow and like us: