Kamera e fshehtë/Pronari i shtëpisë: Me jep seks të të jap banesë pa qira
Pronari i një apartamenti ka menduar se do ia hidhte lehtë me ofrimin e një marrëveshje një gruaje e cila kishte shkuar për t’u marrë vesh në lidhje me apartamentin me qira që ai kishte nxjerrë në njoftim.
Ai është filmuar nga kamera e fshehtë e gruas teksa i thoshte asaj se do ia linte banesën me qira pa pagesë, në këmbim të favoreve seksuale.
Siç shkruan “Daily Mail”, së fundmi në Uells është përhapur ky fenomen i ri, ku pronarët e shtëpive ofrojnë qira falas në këmbim të seksit.
Këto shtëpi reklamohen prej tyre në internet me sloganin “jepen me qira përmes një pagese alternative”.
“Nuk e di nëse ke dëgjuar për miqësinë me përfitime për një marrëveshje të caktuar”, i tha qiradhënësi gazetares e cila ishte kamufluar si gruaja e interesuar per shtepine, duke iu referuar seksit në këmbim të qirasë falas.