Albspirit

Media/News/Publishing

Mesazh i koduar nga deputeti me syze bythëkavanozi: Arta Marku do ta tund mirë

Deputeti i PS-së Alket Hyseni i ftuar në emisionin ‘Të paekspozuarit’ në Top Channel, ka bërë një deklaratë që me siguri do të mbahet mend gjatë. Të paktën për aq kohë sa në krye të Prokurorisë së Përgjithshme do të jetë Arta Marku, e zgjedhur vetëm me 69 vota të mazhorancës në shkelje të Kushtetutës.

“Arta Marku do ta tundi mirë…”, tha Hyseni në përfundim të emisionit, ku u diskutua për reformën në drejtësi dhe dy dosje të rëndësishme të cilat janë nën hetim për momentin; dosja ‘Tahiri’ dhe dosja ‘CEZ’, pa lënë mënjanë edhe dosjen për rrugën ‘Tiranë-Elbasan’.

Nuk dihet se çfarë ka dashur të thotë tamam me këtë deklaratë deputeti i PS-së, e cila në fakt ngjan si një mesazh i koduar dhe që paralajmëron zhvillime të forta në muajt e ardhshëm. Ndonëse shenjat e para të kësaj që sapo ka nisur, ngrenë shumë dyshime se Edi Rama kërkon të përdorë drejtësinë, pas kapjes së kryeprokurores,  për të sulmuar kundërshtarët politikë.

Please follow and like us: