Albspirit

Media/News/Publishing

Shqiptarja që zuri vendin e parë në Rusi

Rusia është një vend shumë i largët për Shqipërinë, por kjo nuk do të thotë se këngët shqipe aty të arrinë lehtë majat e klasifikimit në Itunes. E nëse më parë do të ishte Arilena Ara ajo që do të kapte majat, këtë herë është një tjetër këngëtare shqiptare e cila ka arritur të jetë e para në klasifikimin e Itunes në Rusi. Bëhet fjalë për këngëtaren Luar Arani, e cila është rikthyer në tregun muzikor pas një shkëputjeje. Ajo është rikthyer me këngën e re “Dy”, një bashkëpunim me Gon Hazirin. Ashtu si këngëtarja ka njoftuar në rrjetet sociale, kënga e saj është tashmë në krye të renditjes së Itunes në Rusi.
Laura është një këngëtare e cila ka kryer disa bashkëpunime të sukseshme me këngëtarë shqiptar, ashtu si ishte edhe kënga “Përgjithmonë”, një bashkëpunim me Florin. Ende nuk dihet nëse këngëtarja është e përfshirë në një projekt muzikor, por pritet që së shpejti këtë gjë ta bëjë të ditur vet ajo.

Please follow and like us: