Xhaferi takohet me përfaqësuesen e Lobit Evropian të Grave, Mejkok
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot pati takime me sekretaren e përgjithshme të Lobit Evropian të Grave Xhoana Mejkok.
Xhaferi në takim ka theksuar se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë është gjithëpërfshirës dhe i hapur dhe në drejtim të përparimit të barazisë gjinore dhe përfaqësimit të barabartë ka nxjerrë ligj sipas të cilit 40 për qind të numrit të përgjithshëm të deputetëve duhet të jenë të gjinisë femërore, respektivisht deputete. Si rezultat i kësaj, në 10 vitet e fundit është vërejtur rritje e numrit të përfaqësimit të deputeteve dhe të njëjtat janë shpërndarë në mënyrë të barabartë nëpër trupat punues të Kuvendit.
Sekretarja e përgjithshme e Lobit Evropian të Grave, Xhoana Mejkok, e përshëndeti angazhimin dhe përparimin e Kuvendit në fushën e barazisë gjinore dhe përfaqësimit të barabartë dhe në vazhdim i prezantoi qëllimet e Lobit. Ajo theksoi se qëllimet kryesore janë përforcimi i kapaciteteve të deputeteve, përparimi i barazisë gjinore dhe Klubin e deputeteve. Ajo theksoi se nevojitet të punohet në fushën e legjislacionit për përmirësimin e barazisë gjinore, me çka u pajtua se vendosja e kuotës për rritjen e përfaqësimit të deputeteve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë është shembull pozitiv të cilin mund ta ndjekin edhe vendet e tjera.
Xhaferi theksoi se përparësi në këtë drejtim është edhe formimi i Klubit të deputeteve, si dhe emërimi i një gruaje, gjegjësisht Cvetanka Ivanova në funksionin e Sekretares së përgjithshme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
Bashkëbiseduesit u pajtuan se nevojitet që të intensifikohet bashkëpunimi dhe ndarja e përvojave ndërmjet Klubit të deputeteve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Klubit të deputeteve në Parlamentin Evropian, me qëllim që të sigurohet përfaqësimi i barabartë i gjinive në të gjitha institucionet.