Albspirit

Media/News/Publishing

Anija ushtarake amerikane viziton Vlorën

Anija ushtarake amerikane  Ross po zhvillon një vizitë portuale të planifikuar më parë për të forcuar marrëdhënien tashmë jetëgjatë midis dy vendeve tona dhe për t’u lejuar marinarëve mundësinë të përjetojnë mikpritjen e Vlorës dhe kulturën e pasur të Shqipërisë. Këto lloj vizitash demonstrojnë përkushtimin ndaj stabilitetit rajonal dhe sigurisë detare në këtë rajon jetësor të botës.

Anija do të qëndrojë tre ditë në portin e Vlorës, në kuadrin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve ushtarake dypalëshe.

Anija Ross ka në bord një ekuipazh prej 350 vetë dhe ka qenë pjesë e dhjetëra operacioneve ushtarake, më e fundit e tyre në Siri. Pas Shqipërisë, anija do t’i drejtohet Spanjës dhe më pas SHBA.

“Ndërkohë që kolegët e tyre të anijes #Butrinti patrullojnë në detin Egje, ekuipazhi i anijes #Iliria në Adriatik ka qenë pjesë e një stërvitjeje të përbashkët luftimi në det me shkatërruesin e marinës së SHBA, #USSRoss, shkruan ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka, në “Facebook”.

Please follow and like us: