Albspirit

Media/News/Publishing

Bujar Nishani: Marrëveshja e detit Shqipëri-Greqi, akti më i lartë i tradhtisë kombëtare

Media greke njofton sot se Marrveshja e Detit midis Shqiperisë dhe Greqisë është arritur midis dy qeverive përkatëse.
Me triumfalizëm dhe shumë e kënaqur media greke njofton se qeveria shqiptare i ka dorëzuar Greqisë zonat më të rëndësishme të ekskluzivitetit ekonomik.
Tashmë nuk përbën më sekret se zonat që i përkasin “de facto” Shqipërisë janë zotëruese të pasurive të mëdha të gazit dhe naftës.
Nëse lajmi i medias greke është i vërtetë ky akt i qeverisë aktuale shqiptare do të përbënte aktin më të lartë të tradhëtisë kombëtare që nga themelimi i shtetit shqiptar në 1912.
Ky akt i padrejtë do të hapte një konflikt të ri e të panevojshëm historik midis dy vendeve me pasoja rajonale.
Me një arrogancë ekstreme Qeveria Shqiptare mban sekret marrëveshjen dhe nuk bën me dije asnjë informacion nga kjo marrveshje e negociuar dhe përfunduar sipas Minisrit të Jashtëm të Greqisë para pak kohësh dhe medias greke sot.
Së pari, nuk ka të deklaruar nëse Qeveria Shqiptare ka marrë “Autorizimin e Plotfuqishmërisë” nga Presidenti i Republikës ?
Deklaroj se deri më 24 korrik 2017 në Institucionin e Presidentit të Republikës nuk është paraqitur asnjë kërkesë nga Qeveria për “Plotfuqishmërinë” ndonëse tashmë shihet qartë se negociatat dhe bisedimet janë zhvilluar edhe përpara kësaj date. Nëse pas kësaj date ka një kërkesë dhe nëse kjo “Plotfuqishmëri” është dhënë apo jo, kjo mbetet për tu mësuar. Por, që pas Vendimit nr. 15, datë 15.04.2010 të Gjykatës Kushtetuese marrja e “Plotfuqishmërisë” për negocimin e Marrveshjes së Detit është detyrim ligjor. Mos zbatimi i këtij Vendimi të GjK përbën vepër të rëndë penale.

Please follow and like us: