Ema Andrea dhe Genc Fuga, në garë për drejtor të Teatrit Kombëtar
Artistët Ema Andrea dhe Genc Fuga kanë vendosur që të kandidojnë për drejtor të Teatrit Kombëtar. Konfirmimi është bërë nga vet aktorët, të cilët e deklaruan publikisht në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan.
Arian Çani: Pse të organizohen konkurse të kota për drejtimin e institucioneve kulturore, kur dihen se titullarët nuk zgjidhen për platformat e tyre, por zgjidhen për arsye të tjera. Ti këtë e di shumë mirë.
Laert Vasili: Nuk e di, edhe dje që ka dalë shpallja, i është lënë dy javë konkurruesve të formojnë një platformë. Më thuaj ti mua kush mund të formojë një platformë.
Arian Çani: Do kandidosh ti?
Laert Vasili: Unë të kandidoj?!
Arian Çani: Po ti kandidove njëherë para 4 vjetësh?
Laert Vasili: Po njëherë, aq.
Arian Çani: Atëherë Çuli të vazhdojë të rrijë i komanduar pa fund, apo jo?
Ema Andrea: Do kandidoj unë!
Genc Fuga: Edhe unë!
Artan Çani: Ema Andrea dhe Genc Fuga kandidojnë për drejtor të Teatrit Kombëtar, ky është lajm!
Gjatë ditëve të fundit, tema debati në media ka qenë revolta e aktorëve të Teatrit Kombëtar në lidhje me zhvendosjen e godinës së institucionit dhe problemeve që ata kanë më një projektligj të Ministrisë së Kulturës.tvklan.al