Albspirit

Media/News/Publishing

Izet Haxhia: Kam tabulate telefonike kush e nxorri Azem Hajdarin në pritë

Izet Haxhia në një lidhje me Skype, ka folur sot në News 24, në lidhje me ekstradimin e tij. Ai ka thënë se në Turqi ka vuajtur 5 vite burg, në një nga më famëkeqit në këtë vend. Haxhia deklaroi se është shumë i qetë për ekstradimin e tij dhe po pret nga momenti në moment që të arrestohet. Ai tha se në Turqi, drejtësia është e kapur si në Shqipëri.

Izet Haxhia deklaroi se ai disponon disa tabulate telefonike të cilat tregojnë se nuk është ai që ka folur me Azem Hajdarin në pritë, ku më pas u vra. Ai deklaroi se ka qenë Berisha që ka kryer më shumë se 10 telefonata me Hajdarin. “Kam tabulatet telefonike, nuk kam qenë unë i fundit që kam telefonuar, nuk e kam nxjerr unë në pritë. Ka qenë Berisha ai që ka folur me Azem Hajdarin disa herë”, deklaroi Haxhia.

Please follow and like us: