Këshilltari i Rouhanit, mbi protestat e fundit të Iranit: goditja më e fortë është në rrugë e sipër
NCRI – Hesam al-Din Ashna, këshilltari i Rouhanit dhe ish-zyrtari i sigurisë i regjimit iranian, paralajmëroi udhëheqësit e regjimit se do të ishte fatkeqësi nëse nuk do t’i merrnim seriozisht protestat e fundit.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ISNA më 7 shkurt 2018, ai i përshkroi protestat në Iran në fund të dhjetorit dhe fillim të janarit 2018 si një paralajmërim serioz për vendimmarrësit dhe në një takim mbi ” sondazhet e fundit mbi protestat e janarit 2018″ në Qendrën për Studime Strategjike, tha: “tashmë nuk është e lehtë të vendosësh në dhoma të mbyllura dhe të mos marrësh parasysh opinionin publik. Ata që injorojnë opinionin publik duhet të presin për të marrë një goditje më të fortë nga opinioni publik “.
” Duket sikur njerëzit nuk kanë zë,” vazhdoi ai. “Por kur zërat e tyre arrijnë tek politikanët, zakonisht është tepër vonë për reforma. Sot, akumulimi i pakënaqësisë ekonomike ka arritur një ritëm brengosës, por derisa shtresat më të ulëta (klasat më të ulëta sociale) të dalin në protesta, duhet të mendohet se protestat mund të menaxhohen ende. Në lidhje me këtë, zgjidhja për protestat që kanë për qëllim përmbysjen e sistemit është reformimi i sistemit të qeverisjes dhe efikasiteti “.